Connect with us

Trashëgimia

Vazhdon restaurimi në shtëpinë shekullore në Prizren

Published

on

Momente pune në shtëpinë e familjes Sokoli në rrugën Adem Jashari në Prizren, një pasuri e trashëgimisë që po mbrohet me përkushtim. Ç’do ditë është punuar me pasion për të ri konstruktuar çatinë, fasadën dhe trajtimin e strukturës së dyshemesë së meskateve.

Ky projekt është hartuar nga QRTK Prizren dhe është financuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa punonjësit profesionistë po ndjekin me kujdes çdo hap të restaurimit të kësaj ndërtese.

“Shtëpia e familjes Sokoli në Prizren është shembull i përkushtimit të familjes ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur ka munguar mbështetja institucionale. Kjo traditë e palakmueshme do të marr fund, pasi jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes për të nisur punimet restauruese në këtë shtëpi të veçantë.”, kishte deklaruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending