Connect with us

Infrastrukturë

Mbi 14 mijë banorë të Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Published

on

Qindra shtylla të reja të betonit, tok me përçuesit e rinj, tashmë gjarpërojnë nga Rahoveci, përgjatë vreshtave të kësaj komune, drejt fshatrave të thepisura malore.

“Gjithçka po realizohet në kuadër të planit investiv të KEDS-it. Bëhet fjalë për Largpërçuesin e Pataqanit, i cili shtrihet përgjatë fshatrave Pataqan i Epërm dhe i Poshtëm, Nashpall, Vranjak, Drenoc dhe Zatriq”, njofton KEDS.

Sipas njoftimit të KEDS në një gjatësi prej 25 kilometrash, pos shtyllave të betonit dhe përçuesve elektrikë,  kanë zënë vend edhe 21 trafostacione, si dhe stabilimente të tjera të nevojshme.

“Kjo dalje ka qenë në një gjendje të rëndë, për çka banorët e asaj zone janë ballafaquar me vështirësi në furnizim dhe, për shkak të vendndodhjes së një pjese të saj në zona malore, shpeshherë u ka krijuar vështirësi edhe ekipeve të KEDS-it në mirëmbajtje”, thuhet n՞ njoftim.

Tutje thuhet se me përfundimin e këtij projekti madhor, i cili pritet të vihet në funksion në janar të vitit tjetër, mbi 14,000 banorë të asaj ane do të kenë një rrjet komplet të ri elektrik, çka nënkupton siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Projekti i Pataqanit është vetëm një nga 250 projektet madhore, të cilat po i realizon KEDS-i anembanë Kosovës.

Investimet në rrjetin elektrik, si një prioritet fondamental i KEDS-it, po vazhdojnë të realizohen gjithandej Kosovës, me qëllim që të kemi një rrjet elektrik të qëndrueshëm e të sigurt./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Një pallat 7 katesh “mbin” tek lulishtja në Kombinat, banorët protestojnë

Published

on

Mes thirrjeve “Duam parkun tonë”, dhjetëra fëmijë dhe banorë të rrugës “Llambi Bonata” protestuan pasditen e djeshme kundër shkatërrimit të lulishtes së lagjes së tyre në Kombinat. Ata shprehen se prej më shumë se 20 vitesh, kjo hapësirë publike është e vetmja që kanë për të kaluar kohën e lirë si dhe për të luajtur fëmijët.

Me një vendim të bashkisë Tiranë, të janarit të 2024, i është dhënë leja ndërtimit të një pallati me 5 dhe 7 kate si dhe 2 kate parkim nëntokësor.

Sipas tabelës së projektit, e cila tanimë është rrëzuar nga banorët në shenjë proteste, lulishtes i kanë dalë pronarë, përkatësisht Keid Kalaja dhe Brugen Strati, ndërsa ndërtues është shoqëria “Fidalba” sh.p.k.

Në tabelën informuese të projektit thuhet se leja është dhënë për rrugën “Sabaudin Gabrani”, e cila ndodhet në afërsi të Misto Mames. Ndërkohë që pallati do të ndërtohet në rrugën “Llambi Bonata”.

Banorët, të cilët u mblodhën në lulishte u shprehën se në këtë zonë nuk ka vende të tjera çlodhjeje dhe argëtimi.

Banorët argumentojnë se pranë kësaj lulishteje është shembur një pallat me arsyetimin e tërmetit, ndërsa prej kohësh nuk ka asnjë plan për rindërtimin e tij, me pretendimin se toka është e papërshtatshme.

Banorët i janë drejtuar njësisë administrative nr.6 si dhe komisariatit përmes kërkesave përkatëse për të kundërshtuar projektin si dhe duke kërkuar informacion plotësues të origjinës së pronës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KAWA Group shtrin rrjetin e operimit, hap zyrë edhe në Londër

Published

on

Kompania e ndërtimit KAWA Group, zyrtarisht tashmë do të operojë edhe në kryeqytetin britanik.

Kompania e njohur shqiptare e ndërtimit, të shtunën, më 18 maj 2024, përmes një ceremonie festive do të inauguroj zyrën operuese në qendër të Londrës.

KAWA në Mbretërinë e Bashkuar do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një rrugë e re në Prishtinë, nga “1 Tetori” tek “Isa Kastrati”, vlera afro një gjysmë milioni euro

Published

on

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “1 Tetori” me atë “Isa Kastrati”.

Komuna e Prishtinës tashmë ka bërë edhe përzgjedhjen e kompanive në vlerë prej afro një gjysmë milioni euro, raporton Indeksonline.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në prokurimin online E-prokurimi , për këtë projekt janë shpallur fitues “Grupi i Operatorëve Ekonomikë Gashi 3 ING SH.P.K. Gashi ING SH.P.K.”, me çmimin prej 487,977.63 eurosh.

Për këtë projekt kanë aplikuar katër grupe ekonomike. Në bazë të kësaj dosjeje operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë ofruar ofertë më të lirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending