Connect with us

Ambienti

Gërmia ka 55 km shtigje të definuara, mbi 50 bimë mjekësore të identifikuara

Published

on

Gërmia ka 55 km shtigje të definuara dhe të markuara, 11 shtigje të veçanta dhe të lidhura në rrjet, më shumë se 50 bimë mjekësore të identifikuara. Më shumë se 1 milion vizitorë çdo vit shijojnë natyrën dhe mundësitë e rekreacionit që ofron parku.

Gërmia është një prej pasurive më të mëdha të Kosovës, e njohur në rajon. Është e mbushur me pyje, livadhe, kodra dhe lugina që krijojnë një mozaik mbresëlënës që nuk fshihet lehtë nga memorja e atyre që e vizitojnë.

Ky park ka 55 km shtigje të definuara dhe të markuara, 11 shtigje të veçanta dhe të lidhura në rrjet, më shumë se 50 bimë mjekësore të identifikuara, ndërsa ka më shumë se 1 milion vizitorë çdo vit. Vizitorët që vijnë në këtë vend mund të bëjnë aktivitete të ndryshme të cilat përfshijnë ecjen, vrapimin malor, çiklizmin malor, alpinizmin dhe kampimin, ndërsa në disa pjesë të Gërmisë mund të vendosni edhe zgarë. Një pjesë është rezervuar për lojëra fëmijësh, raporton Albanian.trtbalkan.com.

Ja pesë gjërat që mund t’i bëni në Gërmi.

Ecje/Hiking

Ecja në Gërmi ofron mundësi për të shijuar natyrën. Nga shëtitjet e lehta dhe të qeta në shtigje të shënuara mirë deri tek udhëtimet më sfiduese dhe të vështira në terrene të largëta dhe të thyera. Në varësi të vështirësisë dhe kohëzgjatjes së ecjes suaj, mund t’ju nevojiten pajisje të caktuara. Artikujt thelbësorë përfshijnë çizme të forta dhe të rehatshme ecjeje, veshje të përshtatshme për motin, një çantë shpine për të mbajtur gjërat thelbësore si uji, ushqimi, një hartë dhe një çantë e ndihmës së parë.

Vrapim malor

Vrapimi është gjithashtu mënyrë e mirë për të shijuar natyrën, për të ushtruar dhe për të eksploruar zona të reja, ndërsa Gërmia i ofron të gjitha këto falë natyrës mbresëlënëse dhe shtigjeve të shënuara. Një numër i madh i banorëve nga zonat përreth praktikojnë vrapimin në Gërmi.

Aplinizëm

Alpinizmi është një aktivitet sfidues dhe kërkues që përfshin ngjitjen dhe kalimin e maleve dhe terreneve me lartësi të madhe. Kërkon një nivel të lartë aftësie fizike, aftësi teknike dhe njohuri për mjediset malore. Alpinizmi shpesh përfshin ngjitjen e faqeve të pjerrëta të shkëmbinjve, lundrimin në akullnajat dhe trajtimin e kushteve ekstreme të motit. Konsiderohet si një sport dhe një formë aventure që shtyn kufijtë e qëndrueshmërisë dhe aftësive njerëzore.

 

Kampim

Kampingu mund të jetë një aktivitet i mrekullueshëm në natyrë që ju lejon të lidheni me natyrën, të qetësoheni dhe të krijoni kujtime të përhershme. Përgatitni një listë me pajisjet kryesore të kampingut, duke përfshirë një tendë, thesë gjumi, vegla gatimi, ushqim, ujë, veshje të përshtatshme për motin, pajisje ndriçimi dhe një kuti të ndihmës së parë. Planifikoni vaktet tuaja paraprakisht dhe merrni ushqim i cili përgatitet lehtë. Mbani veten të informuar lidhur me kushtet e motit dhe përgatiteni në përputhje me to.

Çiklizëm malor

Çiklizmi malor është një aktivitet emocionues në natyrë që përfshin ngasjen e biçikletave të krijuara posaçërisht për shtigje jashtë rrugës dhe terrene të vështira. Ai kombinon elemente të çiklizmit, aventurës dhe eksplorimit në mjedise natyrore si malet, pyjet dhe shtigjet e pista.

Çiklizmi malor ofron një përvojë emocionuese dhe një mënyrë të shkëlqyer për të sfiduar veten fizikisht dhe mendërisht duke shijuar bukurinë e natyrës.

Përveç të tjerash, Gërmia ofron edhe pishinën dhe terrene për sporte të ndryshme, tek të cilat mund të gjeni rekreacion gjatë qëndrimit në këtë park të Kosovës./Media Ndërtimi

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending