Connect with us

Aktuale

Peci i përgjigjet Bogajt për objektin në lagjen Ulpiana: Nuk ia kam frikën uzurpatorëve

Published

on

Një objekt që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë ka nxitur reagime në mes të ministrit të Faton Peci dhe Yll Bogajt, i cili pretendon që prona është e familjes së tij.

Ministri Peci me anë të një video ka thënë se objekti është pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe se aty janë ndërtuar lokale afariste kundërligjshëm dhe është bërë tjetërsimi i saj.

Nuk ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë!

Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufinjtë!

I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!

Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë.

Ka patur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve.

Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm!

Të mjerë!

Kosova qëndron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!

Gjeni më poshtë vendimin së cilit i referohemi, me të gjitha detajet, dëshmitë dhe arsyeshmërinë ligjore!

Derisa Bogaj thotë se kjo pronë është private dhe tashmë është paditur Peci.

“Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një ‘Vendim’ të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private”, thuhet në reagimin e Bogajt në Facebook.

Reagim publik ndaj shpifësit, tashmë të paditur zyrtarisht, Faton Pecit.
Të nderuar qytetarë dhe media!
Në konsideratë ndaj kohës dhe vëmendjes tuaj, jemi të detyruar që të reagojmë publikisht ndaj një videoje të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, përmes së cilës, ai e ka etiketuar pronën tonë private si pjesë e Institutit të Bujqësisë, duke synuar shantazhin publik, frikësimin dhe shpronësimin tonë nga “shenjtëria” dhe paprekshmëria e të drejtës pronësore e garantuar me ligj, kushtetutë dhe me norma e parime universale.
Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një “Vendim” të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private.
Deri me sot, kemi dashur të kursehemi nga diskursi publik i përplasjes së gënjeshtrave të Faton Pecit me gjendjen faktike juridike, pasi që kemi vlerësuar e besuar siç vazhdojmë të besojmë, se për konteste të tilla ka rrugë ligjore e mekanizma ligjor të cilat edhe i kemi shfrytëzuar.
Ngjashëm edhe i kemi mirëpritur e jemi të hapur për organet kompetente që kanë nevojë të vërtetojnë vërtetësinë e pronës private të bazuar në certifikata pronësore.
Për informimin tuaj korrekt, ne jemi një familje e thjeshte dhe e zakonshme kosovare. Objekti të cilin e kemi në pronësi, është objekt banesor i blerë në mënyrë legjitime e legale nga personat fizik, përmes kontratave të lidhura pranë organeve kompetente, e jo nga Instituti i Bujqësisë. Certifikatat pronësore janë në emër tonin, përkatësisht numrat e fletave poseduese janë: O-71914059-07433-0-465-2-4-0 dhe O-71914059-07433-0-465-2-2-0.
Që nga periudha kur jemi pronar legjitim të kësaj pasurie, ne paguajmë tatim në pronë dhe detyrimet tjera përkatëse.
Për më tepër, historiku i objektit bashkë me të drejtat pronësore që kanë ekzistuar në atë objekt janë të evidentueshme. Këto i ka ditur shumë mirë dhe i din edhe Faton Peci, pasi që i njëjti, ju ka shkruar institucioneve tjera duke ju referuar pronarit të vërtetë me certifikata pronësore, saktësisht neve.
Meqe Faton Peci ka braktisur rrugën institucionale për t’ia lënë këtë çështje organeve të pavarura të drejtësisë, duke zgjedhur ta luajë rolin e “heroit” që bën vetëgjyqësi, e sfidojmë publikisht Faton Pecin në çdo studio televizive ku ai zgjedh, që të përballemi e t’i dëshmojmë të vërtetat rreth kësaj çështje.
Për informimin tuaj, ne kemi paditur Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2016 për definimin e kufirit pronësor dhe që nga ajo kohë jemi duke pritur shtjellimin e çështjes gjyqësore.
Pas shpifjeve të Faton Pecit dhe në mungesë të edukatës bazike për kërkim falje dhe vazhdimësisë së dëmit material dhe moral ndaj integritetit tonë, që ai na ka bërë duke na portretizuar si uzurpatorë, ndaj Faton Pecit kemi ushtruar padi për shpifje.
Faton Peci mund të ketë llogaritur se duke sulmuar pronën tonë private, do të ndërtojë karrierë të bujshme politike. Ajo çfarë ne kemi për t’i thënë Faton Pecit, është shumë e thjeshtë.
Ai është i “fortë” sepse është pushtet. Ne jemi “të dobët” përballë tij, sepse nuk kemi as pushtet, as forcë, as ide se si të mbrohemi ndaj një pushtetari, përveç ligjit. Por ne jemi në shtëpinë tonë dhe përmes ligjit do të mbrohemi, sepse besojmë se në Kosovë, nuk do të duhej të kishte pushtetarë që janë mbi ligjin.
Mentaliteti stalinist për eliminim të pronës private që ka manifestuar Faton Peci ndaj nesh, nuk do të kalojë.
Duke qenë pronar faktik e juridik të pronës private, ne do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike, të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe për këtë mentalitet stalinist të Faton Pecit, përveç që do t’i bëjmë kallëzim penal qysh sot, do t’i njoftojmë të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e pacenueshmërinë e pronës private, përfshirë Presidenten, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Avokatin e Popullit, Ambasadat e Vendeve Perëndimore, Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Policinë, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit, lidhur me vendimet arbitrare të Faton Pecit, përmes së cilave, duke cenuar paprekshmërinë e pronës private, ai hapur ka dalë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi shtetin ligjor.  /Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending