Aktuale
Kosova në vendin e 13-të në botë për lehtësinë e hapjes së biznesit
Kosova është renditur në vendin e 13 në nivel botëror, nga 190 vende, mbi lehtësinë e fillimit të një biznesi. Kjo renditje është bërë në raportin “Të bërit biznes 2017” të Bankës Botërore, shkruan Ndërtimi.info
Krahasimi me ekonomitë tjera jep informacione të dobishme, duke vlerësuar se sa e lehtë është për një sipërmarrës në Kosovë që të fillojë një biznes të ri.
Sipas këtij raporti ekonomitë anembanë botës kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për duke e bërë më të lehtë mundësinë e fillimit të një biznesi, kjo duke i bërë procedurat më të thjeshta, duke prezantuar teknologjinë e re apo duke eliminuar kërkesat minimale të kapitalit.
Shumë vende kanë bërë reforma në fazat e regjistrimit të një biznesi. Por cilat janë reformat që i ka bërë Kosova për regjistrimin e një biznesi?
Raporti thekson se për hapjen e një biznesi në Kosovës ekzistojnë ende disa vështirësi. Kjo pasi është zëvendësuar numrin e taksave të kërkuar më parë me një “numër fiskal”, i cili merr më shumë kohë dhe që detyron Administratën Tatimore të Kosovës që në fillim të inspektojë lokalet afariste.
Por, Banka Botërore ka identifikuar se Kosova e ka bërë më të lehtë fillimin e një biznesi, pasi ka eliminuar kërkesat minimale të kapitalit dhe tarifat e regjistrimit të biznesit dhe ristrukturimin e procesit të regjistrimit të biznesit.
Kosova gjithashtu e bëri më të lehtë fillimin e një biznesi duke mundësuar inkorporimin e tij në një zyrë që ofron shërbimin për klientë. mundësi që pagesat të bëhet të gjitha në një vend.
Raporti nënvizon se në bazë të treguesve më lartë, Kosova ka një tërësi të procedurave specifike burokratike dhe ligjore që duhet t’i kryej një sipërmarrës për të hapur dhe regjistruar një biznes të ri. Këto janë identifikuar nga “Doing Buisness” përmes bashkëpunimit me profesionistë vendorë të fushës përkatëse dhe të sundimit të ligjit, përmes rregulloreve të publikuara dhe përmes informacioneve që publikisht janë në dispozicion në lidhje me mundësitë e të bërit biznes.