Infrastrukturë
Ku po ngecë ‘energjia solare’ në Kosovë?
Published
1 year agoon
Burokracia është duke ia humbur Kosovës qindra miliona euro investime në sektorin privat të energjisë solare. Komunat dhe Ministria e Mjedisit ja hedhin fajin njëra-tjetrës për politikat mjedisore.
Afrim Syla nga kompania “Elen” ka deklaruar se pritja për të marrë një pëlqim mbi realizimin e një parku solar në rrethinë të komunës së Shtimes po vazhdon me muaj të tërë.
Në Debat Plus të RTV Dukagjinit, Syla ka deklaruar se komuna e Shtimes pavarësisht masave ligjore, e ka drejtuar kompaninë “Elen” në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe anasjelltas. Syla vlerëson se kjo paraqet një mangësi të Ministrisë në painformimin e zyrtarëve komunalë për procedurat
“Fillimisht, kemi shkuar në komunë ku kemi hasur në vështirësi dhe jemi ballafaquar me përgjigje që nuk i kemi dashur. Mungesa e planit zhvillimor të komunës së Shtimes, e pamundëson ose e pengon procesin e investimin në energji solare. Nga Ministria e Ambientit kërkohet që komunat të cilat duan të pranojnë investime të tilla duhet ta kenë në planin e tyre zhvillimor energjinë solare”, ka deklaruar ai.
“Çka është shqetësuese është se zyrtarët e komunës janë totalisht të painformuar me ligjet aktuale në Kosovë për çdolloj investimi dhe ndoshta është mangësi e Ministrisë që nuk i thërrasin dhe njoftojnë për këto… Ata menjëherë na kanë thënë që duhet të shkoni në Ministri dhe ne u kemi thënë që për projekte të vogla nuk duhet të shkojmë në Ministri sepse ligji e kërkon deri në 10MW të iu drejtoheni organeve komunale. Shkuam në Ministri dhe na kthyen në komunë. Vajtja-ardhja Komunë-Ministri-KEDS po vazhdon me muaj e nuk po marrim përgjigje”.
Syla ka treguar se investimet e kompanisë dhe bashkëpuntorëve të tyre janë në pritje, gjersa thekson se nga aktivitetet e tyre për të investuar në këtë zonë mbushin një vit në tetor.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu ka deklaruar se plani zhvillimor komunal nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po trajtohet si i pandryshueshëm, interpretim ky i cili është i gabuar.
Aliu ka deklaruar se një plan i tillë shërben si orientim dhe për rrjedhojë, mbetet më se i plotësueshëm. Sipas tij, brenda Ministrisë së lartcekur mbeten dy grupe në kundërshtim me njëra tjetrën
“Ministria e Mjedisit ka vet dilema dhe gabimi më i madh është interpretimi i ligjit për planifikim hapësinor. Në vet ministrinë janë të ndara dy grupe në kuadër të institucionit që kanë mendime të ndryshme, posaçërisht për planin zhvillimor komunal. Është shumë saktë e shpjeguar që si dokument është strategjik dhe çfarëdo që futet në këtë strategji nuk është e saktë, nuk është me kufij. Ministria e Mjedisit ka qenë kategorike në një intepretim që është më i gabueshmi dhe e ka marrë në qafë gjithë Kosovën, jo vetëm fushën e energjisë por edhe të ndërtimeve”, ka deklaruar Aliu.
Aliu thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’a trajtojë në mënyrë serioze problemin e energjisë.
Visar Prebreza nga “BIRN” ka thënë se planet apo vizionet për energji janë shumë të rëndësishme për shtetin. Ai tha se Plani Zhvillimor Komunal hartohet nga komunat, disa nga të cilat, sipas tij, nuk kanë kapacitete njerëzore për një strategji të energjisë solare në Kosovë
“Fatkeqësi që një vizion nacional që është energjia me mbet peng i një vizioni të një komune. Sepse Plani Zhvillimor Komunal hartohet nga komunat, çfarë kapacitete njerëzore kanë Istogu e komunat e vogla. Është fatkeqësi çysh mundemi me mbet peng të një komune që ndoshta s’ka pasur kapacitet e as vizion 10 vjeçar se çfarë do të bëjë me energji solare”, tha ai.
Tutje, ai tha se nëse Qeveria e Kosovës e krijon një strategji të energjisë, ajo strategji duhet të ndiqet edhe nga ministritë e tjera e po ashtu edhe komunat.
“Nëse themi që shteti e bën një strategji të energjisë, ajo strategji edhe rregullat edhe ministritë e tjera edhe MMPHI edhe komunat duhet ta ndjekin këtë vizion. Nëse qeveria e bën vizionin, komunat e Istogut Junikut, Mamushës që nuk kanë as ekspertë të kësaj fushe e mbajnë peng sepse nuk iu ka shkuar në mendje me bërë planin zhvillimor komunal, është fatkeqësi e madhe që mundet me i pengu investimet”, është sprehur Prebreza./Media Ndërtimi
You may like
Infrastrukturë
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
Published
6 months agoon
July 25, 2024Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.
Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.
“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.
Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.
„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.
Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.
“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.
Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.
“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi
Infrastrukturë
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
Published
6 months agoon
July 25, 2024Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.
Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.
Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.
Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.
Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.
Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.
Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.
Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.
Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.
Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.
Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.
Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.
Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.
Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi
Infrastrukturë
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
Published
6 months agoon
July 25, 2024Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.
Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.
Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.
Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.
Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.
Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi