Featured
Përurohet rruga e fundit pa asfalt në vendlindjen e Haradinajt
Infrastruktura rrugore në vendlindjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj në Gllogjan është duke u kompletur.
Në kuadër të saj, sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka përuruar fillimin e punimeve në rrugëve në Gllogjan, me gjatësi rreth 20 kilometra.
Ministri Lekaj ka thënë se me rrugën Junik – Gjiravicë po ndihmohet zhvillimi i turizmit dhe blegtorisë në Komunën e Junikut.
“Me rrugën Junik – Gjeravicë, i japim një krah të madh arteries kryesore të zhvillimit ekonomik, nga sektori i turizmit dhe blegtorisë, kërkesë e kahmotshme e Komunës së Junikut dhe qytetarëve të asaj ane. Ndërsa në Gllogjan po përmbyllim infrastrukturën rrugore me këto punime që sot filluan në vendin prej ku buroi rezistenca e armatosur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U ndjeva i nderuar që këto punime i filluam në praninë e babait të dëshmorëve, gjeneralëve të Haradinajve dhe prindërve të dëshmorëve të tjerë të Gllogjanit”, ka shkruara ai në Facebook.