Featured
Render-i si fushatë elektorale
Shkruan: Arber Sadiki, arkitekt
Pak kush mundë t’a besojë që nga dhjetra emisione, promovime, debate elektrorale, që kan mbushur ekrane televizive, gazeta, portale, forume sociale, personalisht deri më sot kam ndjekur zero prej tyre. Kjo aspak nuk është një thirrje për qytetarët që të mos jenë aktiv në politikat që hartohen me impakt direkt mbi jetën e tyre, përkundrazi inkurajojë secilin për angazhim direkt. Por personalisht, kam një milion arsyje për t’i fikur të gjithë senzorët që mund të përthithin çfardolloj informacioni me përmbajtje politike. Si rrjedhojë e këtij mosinformimi, nuk jam në gjendje të jap asnjë gjysëm gjykimi rreth platformave që kan parashtruar cilido kandidat. Kjo qetësi do të kishte vazhduar në mua padyshim deri në fund të kësaj fushateje, po të mos ishte bombartuar faqja ime personale në Facebook nga një material parazgjedhor me përmbajtje arkitektonike. Këtu nuk mbeta pa u ngacmuar e rrjedhimisht edhe pa u shprehur.
Fillimisht, u gëzova që dikush promovimin e zhvillimit arkitekturor të qytetit e sheh si një mundësi për të mbledhur votues. Futja e arkitekturës në axhendën e politikbërjes e bënë atë të rëndësishme dhe rrjeshimisht ngritë cilësinë e saj. Kjo ndikon direkt në kualitetin urban, në cilësinë e jetës së gjithësecilit.
Edhe pse materiali kishte rreth dhejtë minuta kohëzgjatje, kohë kjo e konsiderueshme për një arkitekt, vendosa të rrezikoj dhe t’a shoh me vëmendje deri në fund. Një video material, atë që në gjuhën e vizualizimeve e quajmë animacion, e që në arkitekturë e përdorim kur na sosen të gjitha mjetet tjera për t’i spjeguar investitorit idenë tonë arkitektonike, për rreth dhjetë minuta t’a bënë Prishtinën përshesh e tërhon.
Në fakt materiali nuk është i ndërtuar pa strategji, gjithmonë mendoj elektorale. Ai nisë me prezentimin e kampusit universitar të stilit alla Dubai, në një lokacion të humbur të Prishtinës. Kjo me qëllim për të zbutur zemrimin e pritur të gjithësecilit për zhbërjen e kampusit universitar ekzistues të projektuar nga arkitekti Bashkim Fehmiu dhe shëndërrtimin e tij në një kampus fetar, i cili na “promovohet” fuqishëm në minutat vijues të prezentimit. Sallës së operas dhe baletit kaq të përfolur për gjetjen e njlë lokacion të përshtatshëm, këtu i gjindet vendi sa hapë e mbyllë sytë. Mu në mes të katedrales katolike, kishës ortodokse (e cila do të vihet në funskion simbas projektit në fjalë) dhe xhamisë që parasheh projekt-propozimi, duke e zhbë objektin e Institutin Albanologjik, një nga mrekullitë arkitekturore të Prishtinës. Në pozicionimin e saj, ndoshta autori e ka pasur parasysh numrin e vogël të instrumentistëve të orkestrës sonë simfonike, dhe ka menduar që shfaqjet e baletit dhe të operave të zhvillohet nën përcjelljen e tingujve të këmbanareve dhe ezanit?!
Normalisht, në një projekt-propozim të një bisnesmeni, siç ja ka ënda t’a quaj vehten autori, nuk ka si të mungoj edhe elementi i tregtisë. Një kullë gjigante, që e pagëzon “World Trade Center”, me një përmbajtje “All in one”, ngritet në lartësi si një përbindësh i gatshëm nga çasti në çast t’a gllabëroj qytetin. Lartësia e saj arrogante mbi objektet fetar, jep një mesazh të qartë të “rrespektit” të “bisnesmen-politicientit” ndaj besimit dhe komuniteteve fetare në raport me rrespektin ndaj profitit.
Prezentimit nuk i ikë pothuajse asnjë nga temat aktuale arkitektonike. Kjo prap është për t’u admiruar, por jo edhe keqpërdorimi i tyre. Stadiumi kombëtar i Kosovës i pozicionuar në Bërnicë, me sa duket nuk do të ketë nevojë fare për tribuna shikuesish, sepse do të mjaftojnë kullat alla Edi Rama përreth për të ndjekur ndeshjet.
I gjithë materiali përcillet me shifra qesharake investuese në raport me vlerën reale të asaj që shfaqet në ekran. Për më tepër të gjitha këto finansa thuhet se do të sigurohen nga “erërat e shenjta”.
Nëse diçka mund të ketë pozitive në gjithë këtë maskenball arkitektonik elektoral, është, me sa më tha një kolegë i cili mbahet se merr vesh nga konsulacionet politike, se promovuesi i këtij Disneyland materiali, ka gjasa për t’u bërë kryetar i Prishtinës aq sa ka gjasa të ndërtohen rrokaqejë prej fluskash sapuni, mu ashtu siç janë rrokaqejtë e propozuar prej tij.