Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se gjatë punimeve për rregullimin e parkingut nëntokësor kanë hasur në bazamente të mureve mesjetare.
Në krye me arkeologun Hajredin Ramajli, gërmimet janë ndërprerë, teksa pritet të vazhdohet me procedura të tjera.
“Në koordinim dhe komunikim të plotë me ta, kemi ndërprerë punimet, për të vazhduar me procedurat e tjera të parapara në këso lloj rastesh”, ka shkruar Komuna e Kaçanikut.
Njëherësh është bërë e ditur se largimi i përkohshëm i bustit të veprimtarit Sali Bajra është bërë në konsultim me njërin prej anëtarëve të familjes së tij./Media Ndërtimi