Connect with us

Ambienti

Për herë të parë në Kosovë miratohet Projektligji për Ndryshimet Klimatike, për herë të parë Kosovë

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbledhjes së 151 ka aprovuar Projektligjin për Ndryshime Klimatike, të propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Ky projektligj përmban bazën rregullative për plane e investime konkrete në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e emetimeve të gazrave serrë.

Ndryshimet klimatike kanë ndikim në secilin prej nesh, dhe ky ligj vendos bazën për të përgatitur shoqërinë tonë përballë ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Duke investuar në masa për përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës, do të sigurojmë që shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura jonë të jenë më të qëndrueshme dhe të përballen më mirë me ngjarje si përmbytjet dhe periudhat e nxehtësisë së jashtëzakonshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike shfaqen edhe në sektor tjerë sikurse humbja e biodiversitetit, thatësira dhe zjarre që ndikojnë buqësinë, blegtorinë pylltarinë dhe shëndetin tonë.

“Ky projektligj vendos themelet për një Kosovë më të gjelbër dhe më të përgatitur për të ardhmen, përmes të së cilit përshpejtojmë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës, me përgjegjësi ndaj mjedisit dhe natyrës fantastike të vendit tonë.”, deklaroi ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

💡 Fuqizimi i Konsumatorëve:

Tani kemi qasje në informacion të rëndësishëm për konsumin ekonomik të karburanteve dhe emetimeve të CO2 të makinave të reja për pasagjerë. Kjo na jep mundësinë që të marrim vendime të duhura kur blejmë makinën tonë, duke ndikuar në reduktimin e ndikimit tonë në shkaktimin e gazrave të ndotjes. Çdo hap i vogël llogaritet, dhe duke zgjedhur alternativa më të pastërta, ndihmojmë në ruajtjen e mjedisit tonë.

💰 Stimulimi i Investimeve të Gjelbra:

Projektligji inkurajon sektorin privat që të investojë në projekte që respektojnë mjedisin. Kjo do të thotë më shumë mundësi për biznese të qëndrueshme që të rriten dhe të krijojnë vende pune në fusha si energia e rinovueshme, efikasiteti energjetik dhe teknologjitë miqësore ndaj mjedisit. Kjo jo vetëm që do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë tonë, por po ashtu do të sigurojë një Kosovë më të pastër dhe më të shëndetshme për ne dhe brezat e ardhshëm.

🌍 Bashkimi për Ndryshimin Global:

Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale, dhe veprimet tona kanë rëndësi në skenën ndërkombëtare. Kosova ndikon dhe ndikohet nga ndryshimet klimatike. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes tonë në programe të ndryshme, bashkohemi me shtete të tjera për të luftuar ndryshimet klimatike. Së bashku, mund të rrisim përpjekjet tona dhe të krijojmë ndryshim të vërtetë në nivelin global. Duhet të kujtojmë se “Leave No One Behind” (Mos e le askënd pas) si parim global duhet të zbatohet edhe për Kosovën, pasi që ne duam të sigurohemi që Kosova, si një vend në zhvillim, të ketë qasje në fondet për adaptim ndaj klimës. Do të synojmë të jemi pjesë e UNFCCC-së, si dhe të kemi qasje në fonde dhe mekanizma ndaj përshtatjes së ndryshimeve klimatike të cilat historikisht janë shkaktuar nga emetimet e shteteve të zhvillura. Prandaj, përfshirja e Kosovës në negociata klimatike, fonde multilaterale, mekanizma mbështetëse multilaterale, si dhe në procese vendimmarrëse ndaj klimës, janë të domosdoshme për Republikën tonë.

Në bashkëpunim me komunitetin global, duam të përgatisim Kosovën për të qenë një partner aktiv në përshtatje dhe zbutje ndaj ndryshimeve klimatike. Të drejtat dhe nevojat tona duhet të na njihen e njashtu të kemi një trajtim të barabartë me vendet e tjera në aspektin e përgatitjes dhe financimit për përshtatje ndaj klimës. Ne besojmë në një botë të drejtë dhe të bashkuar për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike./Media Ndërtimi

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending