Connect with us

Infrastrukturë

Shqiptarët po blejnë prona për të jetuar apo investuar në qira!

Published

on

Në Tiranë, rreth 10% e blerësve të pronave kanë si qëllim investimin, e kryesuar nga dhënia me qira dhe rishitja për të përfituar të ardhura. Agjencitë imobiliare pohojnë se blerja e pronave për investim kryesohet nga individë me të ardhura mbi nivelin mesatar dhe bizneset.

Në bregdet, 60% e blerësve kanë qëllim investimin për dhënie qiraje. Blerësit janë nga Europa Perëndimore dhe ajo e Veriut. Në bregdet pritet sërish shtrenjtimi i çmimeve, ndërsa në Tiranë, agjencitë parashikojnë rritje të tyre në zonat elitare.

K.B., me profesion avokat, vitin e kaluar bleu një apartament me vlerë 78,000 euro, me sipërfaqe 55 metër katrorë, për ta përdorur për ambiente zyre në ushtrimin e profesionit të tij, raporton revista Monitor.al

Prona e blerë tashmë po funksionon si B&B e regjistruar në platformat ndërkombëtare, pasi vendndodhja në zonën e ish-kinema “Agimi” shumë afër me qendrën e kushtëzoi blerësin të ndryshonte qëllimin e përdorimit.

K.B. tha për “Monitor” se gjysmën e vlerës së blerjes së apartamentit e financoi nëpërmjet kredisë, ndërsa pjesën tjetër nga të ardhurat e aktivitetit të tij si avokat. Qiraja ditore për këtë pronë varion nga 40 deri në 50 euro nata. Deri tani, për shkak të kërkesës së qëndrueshme për qira ditore nga pozicioni i favorshëm me qendrën, investimi ka rezultuar i leverdishëm.

Për disa nga agjencitë kryesore të sektorit të pasurive të paluajtshme në Tiranë, numri i kategorisë së blerësve të apartamenteve me qëllim investimi është shumë i vogël në raport me kërkesën për apartamente banimi.

Arsyeja e kërkesës së ulët të këtyre blerësve, sipas agjentëve imobiliarë, mbeten çmimet e larta të pronave. Kategoria më e interesuar për blerje pronash me qëllim investimi për qiradhënie, rishitje apo zyra mbeten profesionistët e profesioneve si juristë, inxhinierët IT, mjekët, arkitektët apo dentistët dhe bizneset.

Pse investohet për prona në Tiranë?

Nëse në bregdet, një shtëpi blihet për dhënie me qira, për shkak të turizmit, në Tiranë blerja e një apartamenti me qëllim dhënien me qira, mbetet forma kryesore. “Prona në Tiranë ka disa forma përdorimi, për të zhvilluar biznes me pronën që blen, apo për të gjeneruar të ardhura.

Me një ROI (rikthim investimi) gjithmonë e më stabël dhe gjithmonë në rritje. Ndërkohë që në bregdet, është vetëm një hoteleri ose qiradhënie afatshkurtër”, nënvizon Dritan Leka nga “Century 21 CPM Smart”.

Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21 Albania”, Jonian Antoni, thekson se rritja e vlerës së pronës ndër vite që i krijon të ardhura pronarit nga rishitja mbetet gjithashtu një nga format më të përdorura për investim.

“Duke qenë se këto prona mbahen në pronësi për shumë vite në pjesën më të madhe krijohet dhe rritje e kapitalit. Kjo do të thotë se rritet vlera e pronës dhe ndër vite, edhe vlera e qirasë. Për shembull, nëse në një zonë elitare të Tiranës do të blije një pronë 10 vite më parë në 2013, me shumë gjasa vlera e saj do të ishte rreth 150,000 euro.

Për një qira mesatare të asaj kohe për zonën elitare 600 euro, kjo pronë prodhonte rreth 5% në vit.

Nëe blerësi këtë pronë e ka mbajtur deri më sot atëherë, ai ka dy përfitime:

  1. a) qiraja sot në këto zona është 1,200 euro në muaj. Pra relativisht me qiranë sot dhe investimin e atëhershëm, ai merr një interes mbi 10% në vit.
  2. b) Prona sot do të vlente të paktën 60% më shumë. Investimi fillestar prej 150,000 euro sot do të kishte vlerën 240,000 euro nëse pronari do të detyrohej ose do të donte ta rishiste.

Për ta përmbledhur, pronari për 10 vjet ka fituar një fitim pasiv prej 70,000 deri në 90,000 euro, ndërsa ai ka fituar edhe një fitim nga rritja e vlerës kapitale të pronës prej 90,000 euro. Në parim, në gati 10 vite, ka dyfishuar investimin e tij”.

Për njohësin e sektorit të pasurive të patundshme, investimet në prona në Shqipëri po zhvillohen edhe për shkak të mungesës së formave të tjera, ku kryesisht kategoria e të pasurve mund të investojnë të ardhurat e tyre.

“Duke mos pasur forma të tjera investimi, si për shembull në bursa ose instrumente të tjera financiarë në Tiranë, pjesa më e madhe e atyre që blejnë për investim kanë synimin e krijimit të një të ardhure nga qiraje. Kjo qira që në gjuhën teknike quhet “yield” jep 4% deri në 6% të ardhura në vit”, nënvizon z. Antoni.

Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e “Colliers International Albania”, pohon se referuar të dhënave të kompanisë, 50% e klientëve të tyre janë të interesuar për të blerë prona për qëllim investimi, duke ditur se investimi në pasuri të paluajtshme mbetet një ndër format më të përhapura në Shqipëri.

“Interesi mbetet i lartë për prona me vendndodhje në qendër, të cilat kanë kërkesë më të lartë për qiradhënie dhe rrjedhimisht, kanë kthim investimi më të sigurt”. Blerja e pronave për dhënie me qira, sipas menaxheres ekzekutive të “Colliers International Albania” mbetet nga rastet më të shpeshta, e ndjekur nga rishitja.

“Të dyja format janë të pranishme, por kryeson ajo e dhënies së pronës me qira. Tërheqëse mbetet dhe alternativa e blerjes me qëllimin e rishitjes, sidomos në fillim të ndërtimit të një projekti, sepse atëherë nga blerësi mund të sigurohet dhe një çmim më tërheqës”, shtoi Dhami./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending