Connect with us

Infrastrukturë

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Published

on

E nisur katër vjet më parë nga kompania koncesionare e rrugës së Kombit, ura me hark në liqenin e Fierzës i ka dyfishuar kostot, por nuk ka ende një datë përfundimi. Kompania koncensionare thotë se nëse punët shkojnë sipas parashikimeve, ura pritet të përfundojë në fund të vitit.

Struktura gjigande prej çeliku në hyrje të qytetit të Kukësit u rikthye sërish në një kantier ndërtimi në maj, pas ndërprerjes së gjatë të punimeve,

Në ngjyrë kafe të çelët si pasojë e ndryshkjes, harku prej çeliku pritet të ngrihet mbi këmbët e urës që do të lidhë dy anët e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet vepra e dytë më e rëndësishme në rrugën e Kombit, pas tunelit të Kalimashit.

“Janë rreth 20 specialistë italianë e rumunë që po punojnë kryesisht me saldime. Nuk dihet se kur do përfundojë, por do shkojë gjatë,” thotë roja i kantierit, i veshur me një bluzë pune me mbishkrimin “Cimolai”, firmë e njohur italiane në fushën e ndërtimit.

Ndërtimi i urës së madhe të Kukësit është një premtim i hershëm i qeverisë shqiptare dhe u bë pjesë e kontratës koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë që lidh Shqipërinë me Kosovën, me një kosto të parashikuar prej 15 milionë euro.

Prej asaj kohe, kryeministri Edi Rama e ka promovuar shpesh urën e madhe të Fierzës në faqen e tij në Facebook dhe po aq shpesh i ka ndryshuar afatet për përfundimin e saj.

Në gusht të vitit 2020, Rama tha se puna për ndërtimin e rampës dhe lëshimin e harkut të urës niste në shtator të atij viti. Dy muaj më vonë, kreu i qeverisë shtoi se ura e Kukësit do të jetë e përfunduar pranverën e vitit 2021. Ndërsa mëngjesin e 23 janarit 2023, Rama shkroi se ura pritej të realizohej plotësisht deri në pranverë.

Megjithatë, BIRN mësoi se kostot janë dyfishuar, ndërkohë që punimet janë ende larg së përfunduari.

Kompania koncesionare “Albanian Highway Concession”, AHC, ka kontraktuar së fundmi kompaninë italiane “Cimolai” për të çuar përpara punën e nisur katër vjet më parë nga një tjetër kompani italiane.

“Jemi në fazën e rishikimit të saldimeve dhe të projektit në përgjithësi. Pas rreth një muaji bëhet vlerësimi final i projektit, ku përmes vaskave lundruese të betonit do të bëhet e mundur hedhja e urës në këmbët e saj. Ideja është që për një muaj do të bëhet gati,” tha Spartak Tumani, administrator i AHC.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ura do të jetë gati për qarkullim./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending