Connect with us

Infrastrukturë

Pas 5 vitesh bie për herë të parë numri i lejeve të ndërtimit

Published

on

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë për herë të parë pas 5 vitesh, në tremujorin e parë të 2023.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte rreth 200 mijë metra katror në tremujorin e parë të këtij viti.

Është shënuar një rënie e ndjeshme prej 75% krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë. Gjatë 2022 u shënua dhe një rekord i dhënies se lejeve të ndërtimit me rreth 800 mijë metër katror.

Ky është niveli më i ulët që nga 2018 kur ka nisur edhe rritja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Tirana është qyteti më i prekur nga rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, por sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka shënuar rënie edhe në qytetet e tjera të vendit.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7%.

Krahasuar me sipërfaqjen totale të lejeve të ndërtimit gjatë tremujorit të parë, në Tiranë u dhanë 50% e lejeve të ndërtimit nga 87% që ishte pesha në tremujorin e parë 2022.

Në vitin 2022, Bashkia Titanë dha leje për rreth 1.81 milionë metra katror sipërfaqe ndërtimi.

Bashkia Tiranë ka qenë në qendër të kritikave për sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit. Edhe gjatë fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është pyetur dhe kritikuar më së shumti për lejet e ndërtimit dhe ndërtimin e kullave në qendrën historike të qytetit.

Procesi i ndërtimit në kryeqytet është parë nga ekspertët si një formë e pastrimit të parave. E gjitha kjo në kurriz të trashëgimisë së Tiranës dhe hapësirave të gjelbra.

Po ashtu në vëmendje të kritikës së ekspertëve ka qenë dhe qendra e Tiranës, e  cila është rrethuar me kulla shumëkatëshe dhe sikurse të dhënat tregojnë ndërtimet vijnë duke u rritur. Në tetor 2022 u prezantua plani për një tjetër kullë shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit.

I gjithë procesi i ndërtimit ka sjellë pasoja dhe në trashëgiminë dhe identitetin e qytetit.

Një investigim i Citizens Channel, publikuar në maj të 2021 shpjegon si Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Përurohet renovimi i objekteve të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë Intensive

Published

on

160 mijë euro ka kushtuar renovimi i objektit të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, e 110 mijë renovomi i objektit të Psikiatrisë Intensive në QKUK.

Këto renovime janë bërë përmes Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripertëritshme, i financuar nga Banka Botërore përmes kredisë së IDA-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në përurimin e objekteve sot, më 14.05.2024, tha se fëmijët dhe adoleshentët do të mund të hospitalizohen, ndryshe nga deri më tani, që kanë marrë vetëm shërbime ambulantore, në mungesë të shtretërve.

Po ashtu, tani e tutje, përveç diagnostikimit janë krijuar kushtet edhe për trajtimin e autizmit.

“Në repartin për fëmijë dhe adoleshentë, me ngritjen e kapaciteteve do të lehtësohet puna e profesionistëve dhe fëmijët e adoleshentët tani e tutje do të marrin shërbime me kujdes më afatgjatë, sepse deri tani në këtë repart janë ofruar vetëm shërbime ambulantore. Po ashtu kemi shtuar shërbimin për logopedi. Në të kaluarën është bërë vetëm diagnostikimi i autizmit ndërsa tani janë krijuar kushtet edhe për trajtim” – ka thënë Vitia.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se me këto dy objekte u shënuan 90 ndërtesa publike të renovuara dhe dha detaje për aspektin e energjisë në to.

“Kur investojmë e rinovojmë ndërtesat publike gjithmonë kemi dy synime. T’i bëjmë ndërtesat tona publike sa më efiçiente, në mënyrë që të kursejmë energjinë sa më shumë që është e mundur, dhe të rrisim komforin për të gjithë stafin e qytetarët, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e këtyre ndërtesave. Kjo e dyta është veçanërisht e rëndësishme për ne kur investojmë në objekte spitalore, e edhe më e rëndësishme në raste të tilla si ky sot, kur kemi të bëjmë me objekte të dedikuara për trajtimin e fëmijëve, e të kategorive më të cenueshme” – theksoi Rizvanolli.

Po ashtu, Rizvanolli deklaroi se tash në të dy ndërtesat do të kursehet energjia për 50 për qind, që do të thotë kursim prej 8 mijë e 627 euro në vit në faturat e energjisë.Ndër të tjera, ministri Vitia ka thënë se ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e shëndetit mendor, me theks të veçantë për fëmijët mbetet nevojë e menjëherëshme. E për këtë tha se kanë ndarë 50 mijë euro për të mbështetur organizatat joqeveritare që merren me shëndetin mendor gjatë vitit 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat

Published

on

Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993.

Për vite me radhë, copat e saj u mblodhën me durim nga deponi plehrash dhe në lumin Vërbas pranë, me shpresën se një ditë do të ngrihej përsëri.

Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rindërtuar Arnaudija u rihap.

Kryeimami i saj, Muamer Okanoviq, tha se dyert do të jenë të hapura jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për individë të besimeve të tjera.

“Për besimtarët dhe për të gjithë qytetarët, Banjallukës i është rikthyer një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë së saj”, tha ai, duke shfaqur shpresën se xhamia “do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes banorëve të qytetit”.

Sipas Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, restaurimi shtatëvjeçar i xhamisë kushtoi rreth 3.3 milionë dollarë.

Xhamia duket e re, por vizitorët do të mund të shohin edhe pjesë të gurëve origjinalë të shekullit të 16-të dhe detaje të tjera.

“Këto artefakte, këto copa duhet të rikujtojnë çdo vizitor, çdo person që vjen në xhami, se disa gjëra që kanë ndodhur disa dekada më parë, nuk duhet t’i ndodhin më askujt”, tha Okanoviq.

“Detyrë e jona është të jemi ndërtues dhe kurrë shkatërrues”, shtoi ai.

Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1992-95, në Banjallukë nuk kishte luftime, por qyteti iu nënshtrua një fushate të qëllimshme dhe sistematike të spastrimit etnik, që çoi në dëbimin e popullsisë joserbe dhe zhduku trashëgiminë e saj kulturore.

Më 7 maj të vitit 1993, fillimisht, u hodh në erë Xhamia e Ferhat Pashës, apo Ferhadija – një objekt i trashëgimisë kulturore që mori mbrojtjen e Agjencisë për Kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në vitin 1950.

Rreth 15 minuta më vonë, të njëjtin fat e pësoi edhe xhamia Arnaudija.

Gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, u shkatërruan gjithsej 614 xhami dhe 307 të tjera u dëmtuan.

Gjithashtu u shkatërruan ose u dëmtuan edhe 353 kisha katolike dhe 125 kisha ortodokse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndërtimi i rrugës Sapniq – Nashpall merr mbështetje financiare mbi gjysmë milioni euro

Published

on

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrugës Sapniq – Nashpall”.

Vlera e përgjithshme e projektit është 661,228.00€.

MMPHI-ja financon me 400,000.00€, ndërsa Komuna e Rahovecit e financon projektin me 261,228.00€./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending