Connect with us

Infrastrukturë

Super Kinemaja Evropiane me 15 salla po hapet në Prishtinë

Published

on

Megaplexi me 15 salla, nga të cilat 4dx dhe gold class, do të jetë kinemaja më e madhe dhe më moderne në Evropën juglindore.CineStar Cinemas, kinemaja më e madhe rajonale do të hapë megapleksin e saj më të madh me 15 salla në Prishtina Mall të premten me 2 Qershor!

Me këtë projekt, qyteti i Prishtinës, në segmentin e shfaqjeve kinematografike, do të renditet krahas qyteteve më moderne në Evropë dhe botë

CineStar, një megapleks i gjeneratës së fundit, do të sjellë në Prishtinë konceptin “Destination Cinema”, i cili është një trend superior në industrinë botërore të kinematografisë dhe do t’ju ofrojë adhuruesve të filmit në Prishtinë dhe rrethinë një përjetim të paharrueshëm kinemaje dhe do t’ua ndryshojë tërësisht mënyrën se si ata janë mësuar të shkojnë në kinema.

Me 15 kino salla të pajisura në mënyrë moderne të dimensioneve dhe identitetit të ndryshëm vizual, me afërsisht 2000 ulëse, CineStar Megaplex në Prishtina Mall do të jetë kinemaja më e madhe, më moderne, por edhe më e bukura në Kosovë dhe më gjerë.

Përveç epërsisë teknologjike që përfshin ekranet Harkness nga muri në mur, projektorët lazer Barco 4K RGB, Real D Ultimate 3D, altoparlantët JBL dhe amplifikatorët audio Crown, brendësia e CineStar-it të Prishtinës do të ketë një shumëllojshmëri materialesh, ngjyrash dhe stilesh të nënshkruar nga dizajnerë të njohur që kanë montuar dhe kinema të tjera CineStar të vlerësuara me shumë çmime, përfshirë çmimin për kinemanë më të mirë të sapondërtuar në Evropë 2018 (CineStar Split).

CineStar Megaplex Prishtina Mall paralajmëron formate ekskluzive premium të kinemasë që do të mundësojnë një eksperiencë filmi krejtësisht ndryshe.

4DX është teknologjia më e fundit e filmit e zhvilluar nga CJ 4DPLEX, lider botëror në teknologjinë 4DX, e cila ofron një përvojë kinematografike gjithëpërfshirëse me shumë ndijime. 4DX përfshin pamjet vizuale në ekran me ulëse lëvizëse të sinkronizuara dhe efekte mjedisore si uji, era, mjegulla, aroma, bora dhe më shumë se 21 efekte speciale shumë realiste, të gjitha për të intensifikuar aksionin në ekran. 4DX krijon ambientin më të jashtëzakonshëm për filmat.

CineStar Cinemas është zinxhiri më i madh i kinemasë në rajon me 28 multiplekse, 182 salla dhe afërsisht 28,000 ulëse në territorin e Kroacisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, e me këtë megaplex në Prishtinë, CineStar tani hyn fuqishëm edhe në Kosovë.

CineStar Cinemas është një lider në ofrimin e përvojës më të mirë të mundshme të kinemasë për audiencën e saj, duke vënë në krye inovacionin e vazhdueshëm, gjë që i ka bërë ata një nga zinxhirët kryesorë dhe me rritjen më të shpejtë të kinemasë në rajon dhe Evropë.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending