Connect with us

Aktuale

Agjencia Kadastrale dëgjon hallet e komunave, Aliu zotohet për reforma që lehtësojnë shërbimet për qytetarët

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës, të martën ka mbajtur takim koordinues ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës. Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit, planet dhe objektivat në fushën e Kadastrit, Pronës dhe Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, foli për masatë marra siç tha në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëveAi përmendi shpronësimet, realizmin e projekteve rrugore, shlyerjen e borxheve e eliminimin e procedurave burokratike përmes digjitalizimit.

“Përgjatë qeverisjes sonë kemi bërë reforma të shumta, me theks të veçantë shpronësimet e tokave përmes procedurave ligjore, duke mundësuar realizimin e rrugëve me interes nacional të vendit, shlyerjen e borxheve të shpronësimeve dhe reduktimin e procedurave burokratike përmes digjitalizimit. Kemi hartuar edhe Ligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor, të cilin e kemi miratuar në Kuvendim e Kosovës”.

“Si ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, edhe më tej do të përpiqemi maksimalisht që të ofrojmë mbështetje të plotë Agjencisë Kadastrale të Kosovës për realizimin e reformave në kadastrin shtetëror”, tha Aliu.

Sokol Haliti nga Asociacioni i Komunave të Kosovës njëherësh kryetar i Vitisë, foli për ofrimin e shkërbimeve kadstrale në veri të vendit, duke sqaruar se qytetarët në këtë pjesë nuk po marrin shërbime konform legjislacionit të Kosovës.

Sipas tij, mesazh i kësaj konference duhet të jetë llogaridhënia ndaj qytetarëve si obligimin ligjor e moral ndaj përmirësimit të qeverisjes së drejtë e demokratike.

“Zyra Kombëtare Kadastrale ofron shërbime për persona fizik dhe juridik si dhe për institucionet publike në 35 nga 38 komunat e Kosovës, ndërsa në tri Komunat tjera, respektivisht në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan edhe krahas përpjekjeve të AKK-së administrimi i kadastrës nuk po bëhet konform legjislacionit të Republikës së Kosovës.

Si rezultat i kësaj dhe me qëllimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale për qytetarët e këtyre tri komunave, AKK duke u bazuar në Ligin për kadastër ka vendosur që të pranojë kërkesat e qytetarëve të tri komunave veriore, dhe për të njëjtat të lëshohen dokumente kadastrale dhe pronësore, si dhe të bëhet mirëmbajtja e Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat të Paluajtshme për të cilët gjendje shpresojmë te rregullohet me përfshirjen ne mandatit të kryetarëve të sapozgjedhur”, tha Haliti./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending