Connect with us

Infrastrukturë

A nuk është më Gjermania vend inxhinierësh?

Published

on

Mungesa e forcave të specializuara të punës është kthyer në normalitet në Gjermani. Me pasoja fatale për Gjermaninë si vend investimesh. A mund të mbushet ky boshllëk nga fuqia punëtore e vendeve të tjera?

Kush kërkon në Gjermani një vend pune si inxhinier ka përpara mundësi të shumta, pavarësisht nga fusha ku kërkohet puna në teknikën energjetike, elektronike, në teknikën e makinave dhe automobilëve. Në tremujorin e parë të vitit 2021, për 100 aplikues pati 387 vende pune të pazëna. Një vit më vonë kjo shifër arriti në 471. Rritja është gati 22 përqind, raporton DW.

Në fund të vitit 2022 tregu i punës për inxhiniere dhe inxhinierë numëroi në Gjermani 170.300 vende të pazëna pune. Mungesë personeli kishte në çdo vend.

Mungesa e fuqisë punëtore të specializuar është shqetësuese, paralajmëron shoqata e inxhinierëve gjermanë, VDI, shoqatë që përfaqëson këtë sektor. Projekte të ndryshme publike në fushën e ndërtimit janë pezulluar ose nuk janë nisur fare. Projektet e digjitalizimit mbetën në mes.

Ndodh kjo pikërisht në Gjermani, vendin që dekada me radhë është parë si vend inxhinierësh dhe është njohur në gjithë botën për know how në fushën e teknikës? “Vërtetë që në në Gjermani ne kemi jetuar në të kaluarën nga burimet tona njerëzore, ajo ka qenë forca jonë”, thotë inxhinieri Dieter Westerkamp, i cili drejton sektorin e teknikës dhe shoqërisë tek VDI. Por numri i pensionistëve është gjithnjë e më shumë në rritje, kurse numri i studentëve gjithnjë e më shumë në rënie. “Më e keqja është se gjendja nuk pritet të përmirësohet, sepse ndryshimet demografike kanë filluar të ndihen.”

Potencial të madh për marrjen e specialistëve në profesionet e inxhinierëve dhe informaticienëve ofrojnë shkollat e larta në Gjermani dhe sidomos universitetet teknike. Këtë e tregon një vështrim mbi shpërndarjen rajonale të të punësuarve në profesionet inxhinierike. Në rrethet me një universitet teknik punojnë mesatarisht shumë inxhinierë.

Numri i inxhinierëve të huaj atje është rritur dekadën e fundit me dinamikë të madhe.

Kjo ka të bëjë me faktin se deri kur shpërtheu pandemia e Coronës numri i studentëve të huaj në universtitetet teknike gjermane ka qenë në rritje. “Prej Coronës kjo u vështirësua, por ne duhet të sjellim tani sërish në Gjermani më shumë studentë të huaj”, kërkon Westerkamp.

Programe kujdestarie të barabarta

T’i marrësh të huajt në Gjermani është një gjë, dhe t’i mbash këtu është një gjë tjetër. Gjysma e të diplomuarve të huaj në universitetet gjermane largohen nga Gjermania direkt pasi përfundojnë studimet dhe si të thuash “e marrin dijen e përvetësuar me vete”. Prandaj duhet bërë kujdes më i madh për njeriun, që është sjellë këtu me përpjekje të mëdha, thotë Westerkamp.

VDI është duke punuar në landin e Renanisë dhe Vestfalisë Veriore me një projekt pilot, gjatë të cilit anëtarët e shoqatës i shoqërojnë kolegët e huaj në rrugën që kanë marrë në botën e punës dhe shoqërinë gjermane. Në nivel të barabartë, siç thuhet nga VDI. “Kështu ne shkojmë nëpër aktivitete së bashku me ata që sapo kanë ardhur në Gjermani, dhe ne do ta bëjmë këtë sistematikisht dhe me synim të qartë.”

Nevojitet kulturë e mikpritjes

Po ashtu janë duke u punuar paketa trajnimi dhe specializimi, që kërkojnë të ngrenë “ura me teknologjitë e së ardhmes”. E rëndësishme është po ashtu të ngrihen “komunitete ndërkombëtare”, pra rrjete të ndërmarrjeve dhe rajoneve me anë të të cilave të mund të fitohen më lehtë migrantë të tjerë në profesionet inxhinierike.

Inxhinieri Westerkamp mendon se edhe shoqëria ka detyrimet e veta. “Kam parasysh popullsinë e gjerë, sepse neve na duhet vërtet një kulturë e mikpritjes. Ne na duhen këta njerëz, përndryshe në të ardhmen Gjermania si vend investimesh nuk do ta ketë të lehtë të ruajë nivelin e cilësisë së jetesës.”/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Published

on

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending