Connect with us

Aktuale

Drejtori i ATK-së takohet me përfaqësuesit e sektorit të ndërtimtarisë, u kërkohet të përmbushin detyrimet tatimore

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj dhe Drejtor Ekzekutiv Sami Salihu kanë mbajtur takim me tatimpagues nga sektori i ndërtimtarisë.

Në këtë diskutim të organizuar nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, u diskutua rreth përmirësimit të përmbushjes tatimore në sektorin e ndërtimtarisë, si njëri ndër sektorët me risk të konsiderueshëm.

Drejtori Murtezaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi bashkëpunimin e institucionit që drejton dhe komunitetit të bizneseve, pasi që sipas tij kjo është mënyra e vetme përmes së cilës më së lehti dhe në mënyrë profesionale mund të adresohen dhe zgjidhen të gjitha pengesat dhe shqetësimet që mund t’i kenë tatimpaguesit në raport me procedurat tatimore.

Ai përmendi qasjen e ATK-së karshi tatimpaguesve të këtij sektori, të cilët kanë tendencë të mos- deklarimit të saktë të obligimeve tatimore.

Murtezaj, potencoj se ATK është duke implementuar projektin e Ndërtimtarisë, nga i cili deri me tani është arritur të ketë rritje të përmbushjes tatimore.

Nga ana tjetër Drejtori Salihu, gjatë pjesës së diskutimit me pjesëmarrësit foli rreth qëllimit të projektit, por edhe rreth vështirësive me të cilat ATK ballafaqohet me këtë sektorë, si dhe gjendjen aktuale që kemi në teren, ku dihet se tani veç jemi në sezonin, kur ky sektorë rrit aktivitetin e tyre.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë Faton Hoxha tha se për shkak të ndjeshmërisë dhe natyrës se aktivitetit që ka ky sektorë, shpresoj që të kemi bashkëpunime të niveleve të tjera, të cilat u mundësojnë efikasitet me të shpejtë në çfarëdo çështje që mund t’a kenë./Media Ndërtimi.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending