Connect with us

Auto

Mercedes-Benz Sprinter shndërrohet në zyrë luksoze

Published

on

Kompania e njohur Klassen që merret me modifikimin e veturave, ka arritur ta shndërroj një Mercedes-Benz Sprinter në një zyrë luksoze të lëvizshme që është e pajisur me bar dhe tualet.

Një ndarje ndan shoferin dhe pasagjerët që ndodhen në pjesën e dytë, më të bollshme të furgonit, i cili ka katër ulëse të veçanta dhe shumë komode.

Ato janë të veshura me lëkurë të cilësisë së lartë, të rregullueshme në mënyrë elektronike dhe kanë funksion ngrohjeje dhe ftohjeje, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët mund të shijojnë pije të ndryshme në sajë të barit, si dhe kafen e bërë me aparat. Të gjitha dritaret janë të pajisura me perde, dhe pjesa e brendshme është e “larë” me dritë artificiale me modalitet ambienti për një qëndrim dhe vozitje më të rehatshme.

Në tavolinën e vendosur midis sediljeve nënshkruhen dokumente të rëndësishme, por mund të paloset. Disa tableta të vogla përdoren për të kontrolluar funksione të ndryshme të automjetit, por Klassen ndërtoi gjithashtu një televizor të madh në pjesën e sipërme.

Procesi i konvertimit zgjat dy deri në tre muaj dhe informacioni i çmimit është i disponueshëm sipas kërkesës./Media Ndërtimi.

Auto

Citroen prezanton furgonin me dy koka

Published

on

Versioni i fundit i Citron Relay është mjaft i pazakontë.

I quajtur Back to Back, furgoni duket si Photoshop, por në fakt është real dhe ka kuptim.

Ideja Back to Back është për të ulur kostot e prodhimit dhe transportit.

Furgonët janë bashkuar dhe janë përshtatur për shërbime emergjence, përcjell Telegrafi.

Kostot e prodhimit janë ulur sepse Citroen i ndërton furgonët pa pasur nevojë ta shtojë pjesën e pasme të kabinës së zakonshme.

Gjithashtu, edhe shpenzimet e transportit zvogëlohen sepse Back to Back zë më pak hapësirë se dy automjete të veçanta.

Bëhet e ditur se ky model jo vetëm që ul kostot, por redukton edhe mbeturinat.

Ndryshe, raportohet se Relay Back to Back ka një çmim fillestar prej 45 mijë dollarëve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Vetëm 16 Bentley do të prodhohen, një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Published

on

Bentley më i shtrenjtë deri më sot është Batur kabriolet – dhe bëhet fjalë gjithashtu për një nga veturat më të fuqishme me motor SUS që vjen nga Britania e Madhe.

Është gjenerata e tretë Batur, dhe është porositur nga Mulliner, divizioni i ndërtimit të trupit të markës Bentley, transmeton  Telegrafi.

Do të prodhohen vetëm 16 sosh dhe secila prej tyre do të jetë e personalizuar dhe do të kushtojë më shumë se 2.3 milionë euro.

Kjo veturë me dy ulëse është një prej mjeteve të fundit me motor 6 litërsh W12 me turbo-mbushje, pasi nga vera Bentley nuk do ta prodhojë më.

Sa i përket performancës, motori prodhon 720 kuaj-fuqi kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, e ajo maksimale është 336 km/h.

Blerësit, mund të zgjedhin ngjyrën që e duan “në pothuajse qdo pjesë të veturës”, kurse nga Bentley thonë se do të ofrojnë “numër të pakufizuar të ngjyrave”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet

Published

on

Ajo që kompanitë kineze të veturave kanë arritur të bëjnë në një kohë të shkurtër është mjaft mbresëlënëse. Jo vetëm që veturat e tyre vijnë me teknologji të avancuar, por prodhuesit tradicionalë të automjeteve nuk mund të përputhen me çmimin kinez, për një sërë arsyesh, nga kostot më të ulëta të punës dhe materialeve deri te subvencionet qeveritare.

Në krahët e teknologjisë dhe çmimeve më të ulëta, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar BYD- ja kineze kaloi Tesla-n për sa i përket numrit të veturave elektrike të shitura globalisht, duke e bërë të qartë se cilat janë ambiciet e tyre për të ardhmen.

Edhe pse BYD nuk përsëriti të njëjtin sukses në tremujorin e parë të këtij viti, shifrat e shitjeve të prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike në prill janë mjaft inkurajuese, ku kompania Nio është më e kënaqur.

Edhe pse nuk mund të konkurrojë me kompanitë më të mëdha në këtë treg për sa i përket numrit të veturave të dorëzuara, është domethënëse që Nio dorëzoi deri në 135 për qind më shumë vetura elektrike në prill të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës. Shifrat e shkëlqyera të shitjeve ndikuan edhe në çmimin e aksionit, i cili u rrit me njëzet për qind në bursën e Hong Kongut.

Gjatë muajit të fundit, Nio ka dorëzuar kështu 15,620 vetura, nga të cilat më shumë se 8,800 janë modele premium SUV, dhe pjesa tjetër janë sedan premium. Që nga fillimi i vitit, kompania ka dorëzuar më shumë se 45,000 vetura, që paraqet një rritje prej 21.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjë që tregon një tendencë të qartë të madhe rritëse të kësaj kompanie.

Shifrat e shitjeve për muajin prill u njoftuan nga disa kompani të tjera kineze të veturave, ku vetëm Li Auto regjistroi një rënie të dërgesave prej 11 për qind dhe gjatë muajit prill ata dorëzuan pak më pak se 26 mijë vetura.

Shifra të qëndrueshme u arritën përsëri nga BYD, e cila dorëzoi më shumë se 313,000 automjete muajin e kaluar, që përfaqëson një rritje prej 3.6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa XPeng, me 9,393 vetura të shitura, regjistroi një rritje prej më shumë se 4 për qind.

Një nga specifikat e tregut kinez të veturave së fundmi është lufta e çmimeve mes kompanive – për të konkurruar më mirë me Tesla-n, por edhe për të tërhequr sa më shumë klientë kinezë, kohët e fundit ka pasur një rënie të dukshme të çmimeve, dhe Këtij trendi i është bashkuar edhe Tesla në Kinë që ka ulur çmimin e Modelit 3. Në këtë treg konkurrenca është në rritje, ndaj së fundmi Xiaomi prezantoi edhe veturën e saj të parë elektrike SU7, e cila është më e lirë se Modeli 3 për rreth 4 mijë dollarë. edhe pse ka një shtrirje më të madhe. Një taktikë e tillë dha rezultat sepse së fundmi CEO i kompanisë Lei Jun njoftoi se shitjet e tij po shkojnë shumë më mirë se pritshmëritë dhe planet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending