Shitjet e makinave elektrike po rriten shpejt dhe automjetet me bateri tani përbëjnë më shumë se 13.4 për qind të shitjeve të makinave të reja në të gjithë Evropën, sipas shifrave nga tremujori i parë i këtij viti.
Tesla Model Y jo vetëm që ishte makina elektrike më e shitur në mars, por ishte edhe makina më e shitur në Evropë gjatë së njëjtës periudhë, transmeton Telegrafi.
Brenda modelit të Tesla-s, Model Y, do të gjeni një interior të bollshëm por minimaliste që nuk do të jetë për shijen e të gjithëve, por në përgjithësi është një makinë shumë praktike që do të mbajë me lehtësi katër të rritur, ndërsa ka 854 litra hapësirë për bagazhin.
Ekrani me prekje 15 inç integron pa probleme median, kamerat, navigimin, komunikimet dhe kontrollet e kabinës, të gjitha në një ndërfaqe së bashku me Autopilotin e Tesla-s.
Gama varet nga modeli që zgjidhni, por diapazoni minimal i ofruar është 455 kilometra me një karikim të vetëm; maksimumi do të thotë që ju do të udhëtoni deri në 533 kilometra përpara se t’ju duhet ta mbushni përsëri.
Në rrugë, të bën përshtypje, është i shpejtë dhe është i mirë për t’u drejtuar me manovrim të mprehtë. I disponueshëm në tre versione, me lëvizje me rrota të pasme, distanca të gjata me të gjitha rrotat dhe performancë AWD (lëvizje me të gjitha rrotat), Modeli Y ofron një makinë praktike familjare me një gamë shumë mbresëlënëse që është argëtuese për t’u vozitur.
Çmimi i automjetit është 44,990 euro në Francë, 44,890 euro në Gjermani dhe 47,970 euro në BE.
Tesla nuk është vetmja forcë dominuese në treg. Në listën e mëposhtme janë të renditura pesë makinat tërësisht elektrike më të shitura në Evropë deri më tani këtë vit.
Model 3, i Tesla-s Volkswagen ID.3 Volkswagen ID.4 dhe Dacia Spring, janë top veturat më të shiturat elektrike për këtë vit./Media Ndërtimi.