Featured
Deçani inspekton punët e përfunduara të kanalizimit të ujarëve të zeza
Në Komunën e Deçanit ka filluar vlerësimi i punimeve të kryera për kanalizimin e ujërave të zeza. Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Deçanit.
Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ka emëruar Komisionin për Pranim Teknik të punimeve të realizuara në projektin: “Kanalizimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Deçanit- faza II-të”. Punimet janë kryer nga kompania RSM sipas kontratës 02 nr. 512 të dt .18/06/2010 dhe Aneks Kontratës 02. Nr. 6371 të dt. 15/11/2011, raporton InfoKomuna.
Komisioni ka bërë inspektimin e punimeve të kryera në projektin e lartpërmendur në këto segmente:
Në Deçan janë kontrolluar këto rrugë: “Luan Haradinaj” , “Dëshmorët e Deçanit”, “Ahmet Sadrijaj”, “Dëshmorët e Kombit”, “Elena Gjika”, “Rrustem Bruqi”. “Dervish Boshtraj”, “Nagip Cacaj”, “Bedri Shala”, “Sadri Demukaj”, “Dobrunaj”, “Isa e Valdit Kuqi”, “Himë Mushkolaj”, “Shaban Polluzha”, “Lagjja Osaj”, “Demostratave”, “Hajdar Kuqi”, “Naim Nimonaj”, “UÇK-së”, “Arif e Qazim Dautaj” dhe “Ismet Qorraj”.
– Në Carrabreg të Ultë janë kontrolluar këto segmente: Rr. “Kullat e Ramosajve”, Rr. “Atdhe Ramosaj”, në dy drejtime dhe Rr.”Lavdim Likaj” një pjesë e trasesës së saj.
– Carrabreg i Epërm janë kontrolluar këto segmenet: Rr.“Lataj”, Rr.“Dobraj”, Rr.”Muharrem Lataj” si dhe trasa në lagjen Tahiraj dhe Balaj.
– Llukë e Epërm janë kontrollua këto segmente: Rr. “Ali Sutaj”, Rr.”Elez Geci dhe Maxhun Berisha”, Rr.”Qazim Muçaj” dhe Rr. “Tal Babanaj”.
– Në Belege janë kontrolluar këto rrugë: “Sadri Vishaj”, “Hazir Himë Zukaj”, “Kilaj”, “Varrezat e Belegut” dhe “Vëllezërit Vishaj”.
Komisionit ka vlerësuar projektin për ujërat e zeza faza II-të, funksinal mbi 98 %, ku për këtë vlerësim ka si dëshmi foto nga secila puset në të gjithë segmentet e kontrolluara kurse 2 % (mungesa teknike si: mungesë shkallëve dhe dëmtimi i denj kapaku të pusetave). Është kontrolluar segmentet me gjatësi prej 14 km.
Në të gjitha segmentet e kontrolluara deri më tani Kryetarja e Komisionit znj. Ajshe Qorraj me anëtar thekson se asnjë puset nuk është e bllokuar.