Thatësira dhe valët e të nxehtit po bëjnë që pyjet e Evropës të marrin “ngjyrë kafe” në muajt e verës.
Madje, vitin e kaluar, 37 për qind e pyjeve të Mesdheut dhe Evropës Qendrore u prekën, zbulon një studim i ri.
Sipas EuroNews, kanë qenë studiuesit nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe Instituti Federal Zviceran për Kërkimin e Pyjeve, Borës dhe Peizazhit (WSL) që kanë ekzaminuar fenomenin gjatë 21 viteve të fundit.
Rezultatet, të publikuara në revistën Biogeosciences, tregojnë se “ngjyra kafe” e pyjeve gjatë verës po përhapet në të gjithë Evropën.
Çfarë fshihet pas “marrjes së ngjyrës kafe” verore në Evropë?
Duke përdorur të dhëna satelitore me rezolucion të lartë, studiuesit identifikuan periudha kur zonat e pyjeve nuk ishin aq të gjelbra sa duhet të ishin gjatë verës.
Dhe ndërsa thatësira luajti një rol qendror në këtë fenomen, efektet e saj nuk ishin të menjëhershme.
Studiuesit vunë re një “efekt të trashëguar” të periudhave të thata intensive dhe të vazhdueshme, që do të thotë se aftësia e pemëve për t’i mbijetuar nxehtësisë dhe thatësirës varet jo vetëm nga moti aktual, por edhe nga ai i muajve dhe viteve të mëparshme.
Duke u thelluar në historinë e ngjarjeve me gjelbërim të ulët, studiuesit identifikuan sinjalet e motit që preknin pemët vite më vonë, përcjell Telegrafi.
Në veçanti, periudhat e shpeshta me pak shi gjatë dy deri në tre vjet ishin një pararendës për “një ngjyrë të tillë” gjatë e verës.
Periudhat e shpeshta të temperaturave të larta për të paktën dy vjet në zonat e buta patën gjithashtu një ndikim të rëndësishëm, gjithashtu.
“Përpara gjelbërimit të ulët të pyjeve në Evropën Qendrore, ne zakonisht vëzhgonim dy vera të thata dhe të nxehta me radhë”, thotë Mauro Hermann, student i doktoraturës në ETH dhe autori kryesor i studimit.
Thatësira gjithashtu nxit infektimet e brumbujve të lëvores dhe kërpudhave, si dhe zjarret në pyje – të gjitha këto mund të kontribuojnë në mënyrë indirekte në “një ngjyrë të tillë” – theksojnë studiuesit./Media Ndërtimi.