Ndërtim
Hapet thirrja ku iu mundësohet qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e shtëpive të reja
Published
2 years agoon
Nga e hëna do të hapet thirrja, e cila iu mundëson qytetarëve të Kosovës, nga të gjitha Komunat që të aplikojnë për mbështetjen e ndërtimit të shtëpisë së re, ose për përfitim me materiale për renovimin e shtëpisë.
Këtë e ka bërë të ditur për “IndeksOnline” Elebert Krasniqi ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MPAL). Ai shpreson që një numër i konsiderueshëm i përfituesve do të mbështetet në këtë proces së paku 200 përfitues do të jenë përfitues tek komponentë e mbështetjes me materialeve ndërtimore dhe 100 shtëpi të reja do të ndërtohen nga ky proces i cili do ta lehtësoj sado pak gjendjen e komunitetit.
“Tanimë jemi shumë afër përfundimit të procedurave për hapjen e thirrjeve për personat që i plotësojnë kriteret për ndërtimin e shtëpive për komunitetet në komunat e Republikës së Kosovës. Nga e hëna do të jetë publike thirrja e cila iu mundëson qytetarëve të Kosovës nga të gjitha Komunës të aplikojnë për mbështetjen e ndërtimit të shtëpisë së re ose për përfitim në renovim ose material për renovimin e shtëpisë. Është një nga projektet të cilin si qeveri e kemi projektua në mënyrë që ti mbështesim komunitetet në Komunat e Kosovës. Me një buxhet prej 3 milion eurosh. Shpresojmë që një numër i konsiderueshëm i përfituesve do të mbështetet në këtë proces së paku 200 përfitues do të jenë përfitues tek komponentë e mbështetjes me materialeve ndërtimore dhe 100 shtëpi të reja do të ndërtohen nga ky proces i cili do ta lehtësoj sado pak gjendjen e komunitetit”, tha Krasniqi.
Tashmë Komunat tjera nuk do të mund ti kenë zili më kryeqytetit për shërbimet e digjitalizuar, pasi që shumë shpejtë këto shërbime do ti ofrojnë edhe komunat e tjera të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ministri Krasniqi.
“Digjitalizimi i shërbimeve komunale. Tashmë kemi filluar me implementimin e projektit e-Komuna është një platformë do të jetë një platformë e integruar në platformën E-Kosova. Shërbimet e para do të lanësohen shumë shpejt. Me datën 6 kemi një aktivitet të qeverisë ku i prezantojmë disa shërbime të reja digjitale në nivele të ndryshme të qeverisjes. Do të jetë për herë të parë edhe agjenda lokale e përfshirë aktet komunale do të jenë njëra ndër shërbimet të cilat do të bëhen në mënyrë elektronike dhe jo në mënyrën klasike siç ka qenë deri tash. Kjo do të ndikoj edhe në transparencë”, tha Krasniqi.
Ai ka treguar edhe për punën dy vjeçare të qeverisjes, duke numëruar projektet të cilat kanë ndikuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve. po ashtu ka treguar edhe për projektet që do të realizohen për dy vitet e ardhshme.
“MAPL-ja për këto dy vite të qeverisjes Kurti 2 , ka qenë e angazhuar që të përkujdeset në agjendën legjislative të ministrisë sonë edhe të fushës të cilën ne e mbulojmë. Tu e pas edhe në konsideratë që e ka edhe një numër të konsiderueshëm të ligjeve që konsiderohen me interes vital. Kemi bërë plotësim ndryshimin e ligjit për vet qeverisje lokale por ky ligj nuk ka kaluar në Kuvend. Për shkak se për kalimin e këtij ligji duhen edhe dy e treta e komuniteteve pakicë. Komuniteti serb nuk e ka pas këtë vullnet që të bashkëpunoj edhe pse jemi përkujdese që të garantoj që gjithçka nuk prek asesei të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Përkundrazi ka pasur masa ku janë paraparë rritjet e drejtave të komuniteteve
Krasniqi tha se gjatë kësaj periudhe është rrit edhe monitorimi i Komunave.
“E kemi rrit në vazhdimësi edhe monitorimin e Komunave për të gjitha raportet ato që i bëjnë në ministrinë tonë. Kështu që kurdo kur bëhet renditja e Komunave fituese të ketë një bazë të qëndrueshme edhe të jetë reale. Në anën tjetër bashkë me donatorët dhe jemi përkujdes që për një cikël katër vjeçar të sigurojmë mbi 40 milionë euro për këtë skemë të grantit ku Qeveria e Kosovë mbështet me mbi 15 milionë euro në këtë shumë totale. Komponentë e rëndësishme 5 milionë euro në komuna ku jetë një grupe të ndryshme minoritare”, tha Krasniqi./Media Ndërtimi.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Ndërtim
Arabia Saudite ndërton një tjetër park të madh ujor në qytetin Qiddiya
Published
7 months agoon
May 9, 2024Fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite ka njoftuar ndërtimin e një parku të dytë të madh tematik ujor për qytetin Qiddiya në jugperëndim të Riadit.
Parku Aquarabia do të ketë 22 udhëtime dhe përvoja miqësore për familjen, me bazë uji. Ai mbështetet nga Kompania e Investimeve të Qytetit Qiddiya (QIC), e cila është në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
PIF tha se parku i ri ujor do të ishte më i madhi në rajon dhe do të plotësonte Qytetin Six Flags Qiddiya prej 1 miliard dollarësh, parkun kryesor të qytetit dhe parkun e parë Six Flags që do të projektohet dhe ndërtohet jashtë Amerikës së Veriut. Kontraktorët e Përgjithshëm Almabani të Arabisë Saudite dhe Bouygues i Francës nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar atë park tematik ujor, i cili mbulon një sipërfaqe prej 320,000 m2, në vitin 2021.
Uji i ricikluar do të përdoret në ujitjen dhe ftohjen e Aquarabia, ndërsa PIF premtoi se mbetjet e ujit do të “uleshin deri në 90%”.
Të dy parqet janë në ndërtim dhe janë caktuar për t’u përfunduar në vitin 2025, me një datë hapjeje ende për t’u komunikuar.
Qyteti Qiddiya do të shfaqë disa atraksione argëtuese, sportive dhe kulturore, duke përfshirë një zonë lojrash dhe e-sportesh, stadiumin Mohammed bin Salman me shumë sporte, një pistë sportive motorike dhe parkun tematik të shpallur së fundmi Dragon Ball.
Argëtimi, koha e lirë dhe sportet janë një nga 13 sektorët strategjikë të PIF për investime, në përputhje me Vizionin 2030 të Arabisë Saudite, i cili synon të diversifikojë ekonominë e Mbretërisë së pasur me naftë./Media Ndërtimi
Ndërtim
Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave të butë?
Published
7 months agoon
April 24, 2024Në gjithë globin, ciklet rajonale të dimrit shihen si periudha në rënie për produktivitetin e ndërtimit, por një raport i ri nga institucioni financiar holandez ING sugjeroi se tregu evropian ka rritur efikasitetin mes stinëve të ftohtë.
“Moti më i ngrohtë i dimrit do të thotë që kontraktorët evropianë të ndërtimit po përjetojnë më pak ndërprerje të biznesit ndërsa klima jonë ngrohet,” tha ekonomisti i lartë i ING Maurice van Sante në raportin e titulluar Kompanitë e ndërtimit shohin përfitime në efikasitet për shkak të dimrave më të butë.
Duke ofruar të dhëna të përpiluara nga ING Research, NASA dhe Our World in Data, van Sante vuri në dukje se anomalitë e temperaturës në hemisferën veriore arritën lartësi rreth dy gradë (Celsius) më të larta, mesatarisht, se në 1985.
“Ne donim të shihnim nëse temperaturat në rritje kanë pasur tashmë një ndikim të matshëm në ciklet vjetore të prodhimit të kompanive evropiane të ndërtimit,” tha Van Sante, duke vënë në dukje se dy tregues janë përdorur në matje:
Pjesa e kompanive që përmendin nivelet e tyre të prodhimit ishte e kufizuar gjatë periudhave të dimrit (janar dhe shkurt) dhe verës (korrik dhe gusht) për shkak të kushteve të motit.
Ndryshimi i vëllimeve aktuale të ndërtimit në këto periudha
Ajo që gjeti studimi ishte një reduktim me më shumë se 30% i kontraktorëve të BE-së, gjatë tre dekadave të fundit, të cilët thanë se aktivitetet e tyre ishin të kufizuara për shkak të motit të keq nga janari në shkurt.
Vera me vapë mbytëse nuk është problem për ndërtimin evropian!
Gjersa fitimet në produktivitet në dimër mund të shihen si pozitive, temperaturat në rritje globale – në përgjithësi – nuk janë.
Megjithatë, van Sante tha se një humbje reciproke e produktivitetit në verë (nga nxehtësia ose moti ekstrem) thjesht nuk po ndodh në një mënyrë të matshme.
Megjithatë, ai vuri në dukje se nivelet rekord në verë po rrisin shpeshtësinë e ditëve të punës të anuluara.
Përderisa mund të duket sikur se një planet në ngrohje ka krijuar një mjedis ideal për aktivitetet e ndërtimit në disa seksione të Hemisferës Veriore, van Sante paralajmëroi në raportin e tij se këto ndryshime janë ‘diamante’ në atë që është bërë një mjedis gjithnjë e më i ashpër./Media Ndërtimi
Ndërtim
Rritja e shitjeve në sektorin e ndërtimit u frenua në vitin 2023
Published
8 months agoon
March 26, 2024Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në volum në sektorin e ndërtimit janë frenuar disi në vitin 2023, sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit.
Zakonisht në 3-mujorin e fundit të çdo viti ka një rritje të shitjeve në banesa, për shkak të blerjeve që bëjnë kryesisht emigrantët në këtë periudhë (shiko grafikun bashkëngjitur).
Në 3-mujorin e fundit të 2023, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16.1% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022.
Gjatë gjithë tremujorëve të 2023, ritmet e rritjes së shitjeve në volum ishin më të ulëta se më 2022.
P.sh. në tremujorin e dytë 2023, volumi i shitjeve u rrit me vetëm 0.2%, në tremujorin e dytë rritja ishte me 5.2% nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2022, shkruan Monitor.al
Me gjithë frenimin e ritmeve të rritjes, volumet e ndërtimit dhe shitjeve po rriten në sektorin e ndërtimit, edhe pse treguesit demografikë dhe inflacioni i lartë nuk po e frenojnë këtë trend si në Europë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje. Nga ana tjetër indeksi i besimit konsumator u rrit në disvarfor të blerjeve të mëdha në dy muajt e parë të vitit 2024.
Sektori i ndërtimit pësoi një rritje të vrullshme pas vitit 2016, kryesisht në sektorin e banesave. Rritja e lejeve në rekorde historike dhe sipërfaqes në ndërtim në pesë vjeçarin e fundit erdhi në një kohë që popullsia po pakësohet dhe po plaket nga rënia e lindjeve dhe emigracioni lartë të rinjve. Në kontradite më këto zhvillime çmimi i banesave është rritur me shpejtësi.
Ndërtimi është kthyer në motorin e rritjes ekonomike vitet e fundit. Në vitin 2022, sektori kontribuoi me 11.1 pikë % të vlerës së shtuar nga 9.4 pikë % që kontribuoi në vitin 2019. Ky kontribut u rrit më tej në vitin 2023, referojnë të dhënat jo përfundimtare.
Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%./Media Ndërtimi