Connect with us

Infrastrukturë

A dëmtohen bizneset nga ndalimi i qarkullimit të makinave? 

Published

on

Kush nuk ka nevojë për makinë për jetën e përditshme, kursen para.

Qytetet që investojnë në ndërtimin e rrugëve për biçikleta dhe këmbësorë, për transport publik dhe sipërfaqe të gjelbërta, janë më tërheqëse për turizmin dhe joshin vizitorët.

Studimet tregojnë se rrugët për biçikleta dhe këmbësore në qytete dhe rajone ulin shpenzimet, sepse jepen më pak para për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sektorin publik të shëndetit, shkruan DW.

Sipas Shoqatës europiane të çiklistëve efektet pozitive të lëvizjes me biçikleta vlerësohen të arrijnë vetëm në BE shifrat mbi 90 miliardë euro. Kurse transporti i motorizuar shkakton shtimin e kostove vjetore me 800 miliardë euro më shumë për shëndetin, ambientin dhe infrastrukturën.

Shumë pronarë biznesi janë fillimisht skeptikë, sepse tremben nga rënia e shitjeve nëse klientët nuk mund të vijnë me makinë. Faktikisht, edhe ata mund të përfitojnë nga rregulli 15 minutësh, siç ka ndodhur në qytetin Portland në perëndim të SHBA, ku transporti i makinave ka rënë me 20 përqind. Bizneset vendase atje kanë patur njëkohësisht rritje të shitjeve me 1,2 miliardë dollarë më shumë, sepse këmbësorët dhe biçiklektat kanë blerë më shumë gjatë rrugës.

Në mënyrë që sa më shumë njerëz të përfitojnë nga rimodelimi i qyteteve dhe në mënyrë që të pengohen pabarazitë e reja dhe xhentrifikimi, e rëndësishme është sipas ekspertëve përzierja sociale e lagjeve dhe përfshirja e sa më shumë lagjeve në rimodelim.

Për këtë duhet ndryshuar mënyra e të menduarit për rregullat e përdorimit dhe kategoritë klasike të urbanizimit siç janë qendra e qytetit, lagjet e banimit, periferia, zona industriale, zona periferike, kategori që kanë kontribuar në gjithë botën për rritjen e pabaraziveë sociale dhe margjinalizimin e bërë në qytete.

Sipas Büttner-it ajo që nevojitet është dëshira politike dhe guximi i politikanëve dhe administruesve, si dhe dialogu gju më gju me të gjithë pjesëmarrësit.

Sepse zgjidhja e përgjithshme për të gjitha qytetet nuk ekziston. Çdo vend, çdo kornizë sociale, ekonomike dhe ekologjike e një qyteti është e ndryshme nga të tjerat, thekson Büttner. Dhe në varësi të kontekstit duhen marrë edhe vendimet, se cilat masa janë më të përshtatshme./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending