Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Aliu: Në ditën kur nisi restaurimi i ish Gjimnazit, asnjë masë siguruese nuk u ndërmor nga i kontraktuari i MKRS-së

Published

on

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka vizituar të premten objektin e ish Gjimnazit të vjetër në Ferizaj, i cili ditë më parë u përfshi nga zjarri.

“Ditën që zjarri kaploi këtë objekt, isha në vizitë zyrtare në Turqi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, por që në orët e hershme të mëngjesit, pranova raportet nga ekipet tona emergjente për situatën në terren e reagimin e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve dhe kompetentëve komunal që dolën menjëherë në vendngjarje.”, deklaroi Aliu.

Objekti i ish Gjimnazit të vjetër, sipas kryetarit Aliu, përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore, nën mbrojtje e të promovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Nismat e projekteve për mbrojtjen e restaurimin e këtij objekti, kanë pronësinë e Komunës, janë projekte që për vite kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës, ashtu siç i takon ligjërisht, të ndërmerr veprime për restaurimin e objektit.

Madje, Komuna e Ferizajt, edhe në nismat rajonale, si ajo e bashkëpunimit ndërkufitar më 2021, financuar nga BE, kemi propozuar këtë objekt për restaurim, por që MKRS kishte aprovuar lejen për renovimin e këtij objekti sipas kërkesës së Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që e pamundësoi ecjen tutje të këtij projekti në fazat e aplikimit për grantet nga BE.”, shtoi ai.

“Në ditën kur nisi restaurimi i këtij objekti, asnjë masë siguruese nuk u ndërmor nga i kontraktuari i Ministrisë së Kulturës për këto punime, ashtu siç parashohin rregullat në çdo vendpunishte.

Përtej shout mediatik, roleve të nxituara akuzatore e të protagonizmit politik sikurse të ishin ata vet organet e hetuesisë e drejtësisë, politika e qytetarët duhet të presin përfundimet e hetimeve zyrtare nga organet e specializuara. Është e dhembshme, të përdoret për pak vëmendje mediatike e protagonizëm politik, kjo fatkeqësi zjarri në këtë objekt, kryerësit e së cilës, insistojmë se duhet të nxirren sa më parë para drejtësisë.

Gjimnazi i vjetër i Ferizajt, përfaqëson histori, dije, kujtime, emocione, krenari e lot gëzimi për breza të tërë të ferizajasve. Mbrojtja e promovimi i saj, nuk është kauzë personale por kolektive-institucionale, andaj ferizajasve, ky objekt, do t’i kthehet, i restauruar e për ta trashëguar ndër breza, si vlerë dalluese të qytetit tonë.”, tha kryetari i Ferizajt Agim Aliu./Media Ndërtimi.

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending