Aktuale
Objektet pa leje të konfiskuara shteti shqiptar mund t’i shesë përmes ankandit
Published
2 years agoon
Pas fillimit të një fushate konfiskimi për objekte që nuk kishin respektuar lejen e dhënë, qeveria ka bërë gati një draft për të përcaktuar mënyrën sesi do të veprohet me to.
Projektligji parashikon procedurën që do të nisë nga fillimi që ka të bëjë me vlerësimin e objekteve hartimin e planeve të dedikuara se për çfarë mund të përdoren ato.
“Ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, merr në dorëzim/ regjistron, inventarizon dhe ruan objektet e konfiksuara, deri në momentin e marrjes në dorëzim nga njësia zbatuese e përcaktuar me vendim të Komisionit.
Pas marrjes së një prezantimi të të dhënave identifikuese të objektit dhe vendndodhjes së tij nga Ministria përgjegjëse për pronën shtetërore dhe pas njohjes me nevojat/kërkesat e institucioneve apo enteve publike, interesave të pronarëve të truallit dhe personave të tretë, Komisioni vendos mbi:
- a) destinacionin e objektit/objekteve apo pjesëve takuese të konfiskuara;
- b) Njësinë e zbatimit” thuhet në projektvendim.
I njëjti nënvizon se me marrjen e vendimit të Komisionit mbi destinacionin e përdorimit të objektit të konfiskuar, njësia e zbatimit kryen vlerësimin e përshtatjes së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane e financiare dhe proceduriale të realizimit të përshtatjes si dhe propozon tipologjinë e programit të zhvillimit të përshtatshëm në rastin konkret si dhe harton masat përkatëse të programit të zhvillimit i cili pas marrjes së mendimit të autoriteteve publike të përfshira i propozohet për miratim Komisionit.
Objektet mund të shiten në ankand
Në nenin 20 thuhet se një tjetër opsion për objektet e konfiskuara është shitja në ankand e tyre.
“Komisioni në funksion të mirëadministrimit të objekteve të konfiskuara apo në përmbushjen më të lartë të interesit publik mund të vendosi miratimin e programit të shitjes së objekteve të konfiskuara.
Format e programit të shitjes janë: i) ankandi publik i cili kryhet në zbatim të rregullave të kuadrit ligjor mbi ankandin publik mbështetur në dokumentacionin e parashikuar në këtë nen.
(i) kalimi në favor të subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes në kuptim të këtij ligji, me vlerën e tregut, mbështetur në dokumentacionin e parashikuar në këtë nen” thuhet në projektvendim.
Sipas pikës 4 të këtij neni tridhjetë ditë përpara fillimit të procedurave të shitjes së objekteve të konfiskuara nëpërmjet ankandit, Ministria përgjegjëse për pronën shtetërore njofton subjektet që kanë të drejtën e parablerjes në kuptim të këtij ligji në lidhjen me ushtrimin e të drejtës së parablerjes.
Lidhja e kontratës në përfundim të procedurës së shitjes së objekteve të konfiskuara në kuadër të të dyja formave të programit, kryhet pas njoftimit të subjektit fitues për kryerjen e pagesës së vlerës së objektit që duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi. Kontrata e shitjes lidhet vetëm pasi provohet kryerja e pagesës nga ana e subjektit.
Fondet e përfituara nga shitja konfiskuara kalojnë në fondin e veçantë të objekteve të konfiskuara dhe përdorën me vendim të Komisionit
Metodologjia e vlerësimit
Projektvendimi parashikon vlerësimin e pronave të cilin e bëjnë ekspertët e tregut. Sipas pikës dy të nenit 22 vlerësimi i objekteve të konfiskuara bëhet nga ekspertët e vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Ekspertët e vlerësimit mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre (genplane, situacione, aktvlerësime etj.). Afati i vlerësimit duhet të jetë jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë, nga data e daljes së urdhrit për vlerësimit nga titullari.
Pronarët e truallit
Një nen i veçantë në projektvendim përcakton marrëdhënien e re që ndërtohet me kushtet e konfiskimit me pronarët e truallit mbi të cilin është ngritur objekti.
Kështu në nenin 23 thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes. Për pjesën e objektit të ndërtuar në kushtet e lejes njësia e Zbatimit njeh pjesët takuese të bashkëpronësisë sipas kontratës së sipërmarrjes të hartuar përpara noterit dhe të regjistruar në agjencinë përgjegjëse për kadastrën përpara vendimit të konfiskimit.
Njësia e Zbatimit nuk merr përsipër detyrimet e tjera që lindin nga kontrata e sipërmarrjes, apo çdo aktmarrëveshje e lidhur midis pronarëve të truallit dhe zhvilluesit/ndërtuesit përpara kohës së konstatimit të paligjshmërisë në zhvillim/ndërtim.
Ndërkohë pronaret e truallit dhe Njësia e Zbatimit lidhin kontratë të veçantë bashkëzhvillimi/bashkëpunimi në ndërtim sipas modelit të miratuar me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për pronën shtetërore me qëllim rregullimin e marrëdhënieve mes tyre në situatën e re të krijuar nga paligjshmëria në zhvillimin e pronës.
“Nëse pronarët nuk pranojnë të lidhin kontratën sipas pikës 2 apo nuk zbatojnë kontratën sipas kushteve të përcaktuara, brenda 60 ditëve nga njoftimi, Njësia e Zbatimit aplikon për marrjen e lejes së re të ndërtimit /përdorimit duke paraqitur kopje të kontratës me pronarët e truallit apo njoftimin e tyre 45 ditë më parë se të paraqitet aplikimi;
Në kushtet e pamundësisë së identifikimit, mosmarrëveshjes midis subjekteve të cilët pretendojnë të gëzojnë të drejtat e pronarit të truallit, apo në kushtet e pamundësisë së komunikimit me pronarët e truallit, Njësia e Zbatimit merr të gjitha masat për përfundimin/ përshtatjen e objektit duke paraqitur pranë autoriteteve publike gjendjen e pamundësisë së identifikimit/komunikimit/mosmarrëveshjeve mes pronarëve të truallit. Me identifikimin/ vënien e komunikimit /zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me pronarët e truallit, zbatohen parashikimet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni.
Pronarët e truallit kanë të drejtën të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfikuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje në kushtet e parashikuara në këtë ligj” thuhet në projektvendim.
Drafti parashikon gjithashtu disa përjashtime fiskale për objektet e konfiskuara ku në nenin 30 thuhet se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë, autoriteti përfitues i konfiskimit i autorizuar nga Ministria, FSHZH apo njësia zbatuese e përcaktuar nga Komisioni përjashtohen nga të gjitha tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, nga polica e sigurimit, pagesat për shërbimet kadastrale si dhe nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për marrjen e lejeve të ndërtimit sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”./Media Ndërtimi
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi