Connect with us

Aktuale

Prokuroria: Pronari i një kompanie të patundshmërive në Pejë dyshohet se kishte bërë dhuratë dhjetëra parcela

Published

on

Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ditë më parë ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.

Kelmendi pronar i një kompanie të patundshmërive në Pejë, kishte bërë dhurata të pazakonta vite më parë. As më shumë e as më pak, ai u kishte falur parcela toke në pesë komuna të rajonit të Dukagjinit

Në mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur si ish-kryetarëve të komunave, ish-gjyqtarëve, zyrtarëve policorë e artistëve.

Një nga personat që i është sekuestruar prona është edhe ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti.

Hoti që tani është Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, pretendohet se përfitoi nga pronat e falura nga biznesmeni Kelmendi dhe të njëjtat janë ngrirë nga prokuroria sepse nuk kanë qenë te justifikuara në proporcion me pasurinë, raporton Insajderi.com.

Ai i ka pranuar 3.5 ari tokë në Istog i ka pranuar duke i deklaruar si dhuratë në vlerë prej 20 mijë euro.

“Në vitin 2014 më është falur toka në siperfaqe 3.5 ari në Istog, dhe arsyeja e faljes së tokes ka qenë: Dua t’i ndihmoj familjes së Ukshin Hotit… Me sa më është thënë mua, ajo pronë është blerë nga serbët dhe pronari ka dashur ta dhurojë tek disa familje kontribut-dhënëse”, tha Hoti për Gazetën Express.

Në prezencën e këtyre rrethanave Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetimin për konfiskimin e pasurisë konform Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Prokuroria e Pejës pretendon se të ardhurat e biznesmenit nuk e arsyetojnë këtë pasuri sepse siç thuhet në kërkesën për “Lëshimin e Urdhrit Kufizues Përfundimtar”, të cilën e ka siguruar Express, nga të dhënat e ATK-së, “i pandehuri për bizneset “Agron Kelmendi” BI, me emrin tregtar të biznesit A.P “Kontakti”, për periudhën kohore 2005-2019 ka deklaruar 00 qarkullim”.

“Për të gjitha këto pasuri, duke vlerësuar gjasat, provohet se të hyrat legjitime të të pandehurit nuk mjaftojnë për blerjen dhe posedimin e tyre, për faktin se i njëjti ka të hyra të deklaruara 00 por posedon pasuri tejet të madhe”, ka deklaruar prokuroria.

Por kush ishin disa nga përfituesit e këtyre pronave?

Berat Kelmendi, Kumri Kelmendi, Leotrim Kelmendi, Agron Hagji Ahmetgjekaj, Valon Kelmendi, Elinda Muriqi , Ramiz Muriqi, Shkumbin Manaj, Ali Lajqi, Servete Kelmendi, Sali Lukaj, Bekë Lajqi, Idriz Lajqi, Artan Mavraj, Kumrije Hajdaraj, Fatos Lajqi, Pren Marashi, Kol Krasniqi, Hasan Rizaj, Sanije Rexha, Ilir Muriqi, Vesel Berisha, Hazir Berisha, Edon  Kelmendi, Flamur Bytyqi, Dardan Lajqi, Andin Hoti, Vllaznim Kryeziu, Alban Raci, Servete Ethemi, Besim Bardhaj, Ismet Krasniqi, Fetah Rudi, Alban Muriqi, Shukrie Ramadani, Augustin Quni, Kadri Prekaj, Dervish Vuqetoviq, Sadik Ramaj, Minire Ukaj, Musa Ramaj, Afrim Mushkolaj, Ali Berisha, Hole Qekaj, Mejreme Krasniqi, Selim Bashota, Hamëz Kryeziu, Atom Krasniqi, Muhamet Lladrovci, Naim Maloku, Ibrahim Imeraj, Florije Bruqi, Kimete Kodra, Qazim Dajakaj, Mehdin Krasniqi, Çun Lajqi, Vera Maloku, Mal Krasniqi, Gani Kuqi, Gjyljeta Kasapi, Fuad Ramiqi, Jeton Kelmendi./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending