Connect with us

Aktuale

Shtohet numri i vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

Published

on

Niveli i ulët i sigurisë në punë, por edhe pakujdesia janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar që gjatë këtij viti, në Kosovë, 11 punëtorë të humbin jetën në vendet e tyre të punës.

Vdekjet e punëtorëve dhe lëndimi i tyre në vendet e punës, thonë zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë ndodhur në sektorin privat, kryesisht në ndërtimtari, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.

Florimi vëllai i të ndjerit Fadilit 41-vjeç, i cili pati humbur jetën në vendin e punës në janar të vitit 2016, tregon se ishin kushtet joadekuate të punës që i kushtuan me jetë vëllait.

“Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar. Ai ka qenë në sigurim, i punësuar si roje në bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë. Është rrëzuar nga çatia e bibliotekës pasi që ishte ngjitur të rregullonte diçka. Nga aty kishte rënë poshtë dhe e kishe gjetur vdekjen. Kushtet e punës dhe siguria besoj që nuk kanë qenë adekuate në vendin e punës”, thotë ai.

Fadili ka lënë gruan dhe dy fëmijë, për të cilët siç thotë Florimi, kompania në të cilën kishte punuar vëllai i tij, nuk i ofruan mbështetje financiare.

“Kompania ku ka punuar përveç përkrahjes financiare në fillim nuk ka dhënë mbështetje tjetër, me arsyetimin se puna e tij ka qenë të punojë vetëm si roje dhe jo të punojë diçka atje (në çatinë e bibliotekës) ku edhe ka ndodhur aksidenti fatal. Nuk ka pasur as përkrahje nga shteti, përveç një asistence sociale”, tregon Florimi për Radion Evropa e Lirë.

Punëtorët në Kosovë në numër të konsiderueshëm punojnë pa sigurim shëndetësot dhe sigurim jetësor.

Ndërkohë, krahasuar me vitin 2016, numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës ka shënuar rritje, tregon Basri Ibrahimi, kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Derisa, numri i të lënduarve në vendin e punës arrin në 30 persona, por që ky numër thuhet se mund të jetë më i madh, pasi jo gjithmonë pronarët e kompanive paraqesin rastet e lëndimeve.

“Janë 11 raste të vdekjeve në vendin e punës këtë vit. Pra, këtë vit kemi më shumë raste të vdekjeve krahasuar me vitin e kaluar, kur kanë qenë 9 vdekje në vendin e punës. Fatkeqësisht vdekjet në vendin e punës kanë ardhur si pasojë edhe e pakujdesisë së punëtorëve, por edhe për shkak të mospërmbushjes së kushteve të sigurisë në punë”, thotë Ibrahimi.

Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve, në të kundërtën, shqiptohen gjoba.

Niveli i ulët i sigurisë në punë ka qenë vazhdimisht i theksuar edhe nga mekanizmat në Kosovë që merren me mbrojtjen e punëtorëve.

Avni Ajdini, kryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në vendin e punës nuk është në nivelin e duhur. Kjo sipas tij, vjen si pasojë e inspektimeve të pakta që iu bëhen kompanive.

“Kushtet në të cilët punojnë punëtorët në Kosovë janë minimale. Siguria në punë nuk është në nivelin e duhur. Ne nuk jemi të kënaqur me punën e Inspektoratit të Punës sepse kapacitetet e tyre humane janë të mangëta. Kërkohet më shumë inspektime të kompanive , për të mos ardhur deri te vdekjet në vendin e punës”, thotë Ajdini.

Sektori privat, i cili është punëdhënësi më i madh në Kosovë, nga përfaqësues të organizatave që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, konsiderohet si shkelesi me i madh i të drejtave të punëtorëve, ku rrjedhimisht ka edhe një nivel më të ulët të sigurisë në punë, derisa në sektorin publik gjendja paraqitet shumë më e mirë.

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending