Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave, merr vesh Gazeta Express. Prokuroria Themelore e Pejës posedon informacione se në mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur si ish-kryetarëve të komunave, ish-gjyqtarëve, zyrtarëve policorë e artistëve.
Në prezencën e këtyre rrethanave Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetimin për konfiskimin e pasurisë konform Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.
Gjatë verifikimit të pasurisë kjo prokurori ka lëshuar urdhrin kufizues të përkohshëm për mbi 80 parcela në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog. Po ashtu kjo prokurori ka parashtruar edhe kërkesën për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar ngase të hyrat e tij nuk e arsyetojnë posedimin e gjithë këtyre pasurive, informojnë burimet e Gazetës Express.
Prokuroria pretendon se parcela nga biznesmeni kanë përfituar Ali Berisha ish-kryetar i Pejes, Ali Lajçi ish-kryetar i Pejës, aktori Qun Lajqi etj.
Express ka siguruar shumicën e emrave që pretendohet se përfituan pronat e uzurpuara:
Berat Kelmendi, Kumri Kelmendi, Leotrim Kelmendi, Agron Hagji Ahmetgjekaj, Valon Kelmendi, Elinda Muriqi , Ramiz Muriqi,Shkumbin Manaj,Ali Lajqi, Servete Kelmendi,Sali Lukaj,Bekë Lajqi, Idriz Lajqi, Artan Mavraj, Kumrije Hajdaraj, Fatos Lajqi, Pren Marashi, Kol Krasniqi, Hasan Rizaj, Sanije Rexha, Ilir Muriqi, Vesel Berisha, Hazir Berisha, Edon Kelmendi, Flamur Bytyqi, Dardan Lajqi, Andin Hoti, Vllaznim Kryeziu, Alban Raci, Servete Ethemi, Besim Bardhaj, Ismet Krasniqi, FetahRudi, Alban Muriqi, Shukie Ramadani, Augustin Quni, Kadri Prekaj, Dervish Vuqetoviq, Sadik Ramaj, Minire Ukaj, Musa Ramaj, Afrim Mushkolaj, Ali Berisha, Hole Qekaj, Mejreme Krasniqi, Selim Bashota, Hamëz Kryeziu, Atom Krasniqi, Muhamet Lladrovci, Naim Maloku, Ibrahim Imeraj, Florije Bruqi, Kimete Kodra, Qazim Dajakaj, Mehdin Krasniqi, Qun Lajqi, Vera Maloku, Mal Krasniqi, Gani Kuqi, Gjyljeta Kasapi, Fuad Ramiq, Jeton Kelmendi./Media Ndërtimi