Connect with us

Infrastrukturë

Institucionet në Malishevë dhe Mamushë po përfitojnë nga projektet e izolimit dhe përmirësimit të energjisë elektrike

Published

on

Falë mbështetjes së projekteve të Bashkimit Evropian, qytetarët e studentët e Malishevës e Mamushës!  po marrin një përmirësim të madh të energjisë me dyer, dritare, sisteme të reja alumini, ngrohje, ndriçim, izolim e panele solare.

Këto përmirësime do të bëjnë ndryshim të madh në jetën e tyre të përditshme.

“Ne jemi krenarë që mbështesim efikasitetin e energjisë dhe përmirësimet e komunitetit në Kosovë për një të ardhme të qëndrueshme.” tha Alessandro Biancardi, Zëvendës Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë gjatë vizitës së tij me kryetarët e komunave te ndërtesat e përmirësuara për të shënuar zbatimin e suksesshëm të këtyre projekteve në të dyja komunat./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Infrastruktura jo e përshtatshme dhe komunikacioni i dendur, problematikat kryesore të sigurisë rrugore

Published

on

Është mbajtur edicioni i 10-të jubilar i konferencës ndërkombëtare “IA-Siguria Kibernetike dhe Siguria Rrugore”.

Në këtë konferencë është thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm dhe se ndoshta nuk po i ipet shumë rëndësi aq sa e meriton.

Besart Krasniqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton.

Ai ka theksuar se në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profile apo kualifikime ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës.

“Sektori i transportit dhe logjistikës është një sektor shumë i rëndësishëm, ndoshta nuk po ia japim shumë rëndësinë aq sa e meriton ky transport në vendin tonë. Janë ata heronjtë të cilët bëjnë ndërlidhjen e gjithë sektorëve të tjerë të cilët kanë lidhje me këtë fushë. Njëra pre sfidave u përmend edhe këtu, janë infrastruktura jo e përshtatshme ndoshta edhe një çështje tjetër ndërlidhem këtë është edhe lëvizja e punëtorëve të kompanisë dhe transporteve të logjistikës që ndoshta bëjnë që shumë kandidatë të kenë nevojë për navigim të aktivitetit të tyre të transportit. Pika tjetër është komunikacioni i dendur. Sigurisht kjo po shkakton edhe dëme apo sfidë tek sektori i transportit dhe logjistikës. U përmend edhe pika e trajnimit apo arsimit të vazhdueshëm apo certifikimit. Momentalisht në Kosovë nuk kemi asnjë trupë apo qendër trajnuse e cila ofron profilet apo kualifikimet apo certifikimet ndërkombëtare të cilat janë të nevojshme për sektorin e transportit dhe logjistikës pa qenë të nevojshme dhe të kërkueshme nga autoritetet vendore dhe veqmas nga ato ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky sektor është i lidhur me vendet e rajonit por edhe ndërkombëtare.

“Siguria kibernetike po vihet në pikëpyetje. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës kemi ofru si me thënë propozime që kompanitë në Kosovë të cila i janë ofru institucioneve vendore për implementimin e mjeteve inteligjente e digjitale për trafikun në Kosovë. Kemi pasur vizita nga kompani apo akterë të ndryshëm vendorë të cilët kanë ofru lidhje të semaforëve inteligjentë, kamerave të ndryshme të cilat do të bënin lidhje direkte mes stacioneve policore apo edhe akterët tjerë apo do të bënte grumbullimin dhe qasjen në të dhëna ekzakte për secilin kandidat për aksidente të caktuara apo për shkelje tjera në trafik”, ka thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Published

on

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet në vijim gjithësejtë 370 mijë euro nga MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Lipjanit e cila do të mbuloj vlerën tjetër mbi shumën e financimit nga ministria, sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitnica.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Aliu për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti, duke thënë se ky projekt i rëndësishëm dhe mëse i nevojshëm do të lehtësoj qarkullimin për qytetarët e asaj pjese të regjionit.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për kohëzgjatjen e realizimit të këtij projekti për tri vitet e ardhshme duke e ditur edhe rëndësinë e tij dhe se ndarja e vetëm 70 mije euro për vitin 2024 e zvarrite këtë projekt tepër të nevojshëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Karrigia Takt merr rezultatin e qëndrueshmërisë “më transparente” të BE-së

Published

on

Marka e mobiljeve daneze Takt ka filluar të përdorë një lloj të ri të vlerësimit të ciklit jetësor për produktet e saj, i cili u krijua nga Komisioni Evropian dhe merr parasysh ndikimin e plotë të një produkti në natyrë dhe shëndetin e njeriut.

Kompania me seli në Kopenhagë pretendon se Cross Chair-i i saj është “produkti i parë i mobiljeve” që ka marrë pikën e vetme të Komisionit Evropian për Gjurmën Mjedisore të Produkteve (PEF) – një numër i vetëm i bazuar në mënyrën se si produkti shënon në 16 kategori të ndryshme të ndikimit mjedisor.

Ky sistem vlerësimi tani do të përdoret për të gjithë katalogun e markës, duke zëvendësuar gjurmën e karbonit që kompanitë e mobiljeve të fokusuara në qëndrueshmëri si Takt dhe Vestre kanë filluar të listojnë së bashku me produktet e tyre.

Bazuar në një metodë të përcaktuar nga Komisioni Evropian, rezultati i PEF vlerëson 16 kategori që shkojnë përtej fokusit të ngushtë në ndryshimin e klimës për të përfshirë ndikimet globale dhe lokale si përdorimi i ujit, grimcat, burimet dhe përdorimi i tokës, varfërimi i ozonit dhe toksiciteti njerëzor. .

Kategoritë janë konvertuar në një njësi referimi të përbashkët bazuar në ndikimet mjedisore të një personi mesatar global gjatë një viti.

Rezultatet kombinohen për të arritur një rezultat të vetëm të krahasueshëm PEF që pasqyron performancën e përgjithshme mjedisore të produktit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending