Connect with us

Infrastrukturë

Australia ndalon përdorimin e gurit të projektuar, konstatohet se rrit rrezikun e sëmundjes së mushkërive

Published

on

Australia ka ndaluar përdorimine gurit të projektuar në projektet e ndërtimit, pas një hetimi të përbashkët nga tre media ku kanë akuzuara prodhuesin Caesarstone se nuk ka bërë mjaftueshëm për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e punës me këtë lloj materiali.

Qeveria australiane ka urdhëruar organin e saj kombëtar të politikës të fillojë të ndaloj këtë material  pas një hetimi nga gazetat Sydney Morning Herald dhe The Age, dhe programi i çështjeve aktuale 60 Minutes.

Hetimi, i cili u botua më 19 shkurt, pretendoi se popullarizimi i gurit të projektuar – një material i përbërë nga guri i grimcuar, ka çuar në një rritje të rasteve të sëmundjes së mushkërive- silikoza në Australi.

Guri i projektuar është i sigurt kur përdoret si një tavolinë pune në shtëpi, por mund të jetë i rrezikshëm kur pritet për shkak të pluhurit të silicës që dërgon në ajër, sipas ekspertëve të intervistuar në hetim.

Hetimi mediatik u publikua në të njëjtën kohë kur sindikata e ndërtimit të Australisë nisi një fushatë që kërkonte ndalimin e gurit të projektuar, gjë që tani është adresuar nga qeveria federale.

Safe Work Australia i është kërkuar të eksplorojë se si duhet të duket një ndalim i ardhshëm i produkteve dhe do të japë një vendim më vonë këtë vit.

Kjo do të përfshijë përcaktimin se sa përqind e silicës në gur duhet të ndalohet, me një skemë licencimi që mbulon ato produkte me sasi më të ulëta. Gjithashtu është kërkuar që të shqyrtohet se si të merret me materialin që duhej të zhvendosej ose të prishej në të ardhmen./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Published

on

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending