Connect with us

Ambienti

Menaxhimi i baseneve ujore, përfundohen projektet për basenet e Matit, Erzenit dhe Ishmit

Published

on

Menaxhimi i burimeve ujore, përdorimi, ndërhyrjet dhe monitorimi për të siguruar efikasitet dhe qëndrueshmëri janë elementët kryesorë të përfshirë në draft planet e fundit publikuar nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Bëhet fjalë për Draft Planin e menaxhimit të basenit ujor Mat, Ishëm dhe Erzen. Referuar dokumenteve agjencia nënvizon se Planet e Menaxhimit të Baseneve Ujorë do t’i shërbejnë institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar dhe për të siguruar ruajtjen e qëndrueshmërinë mjedisore në rajon baseni ujor, duke prekur çdo aspektet social-ekonomik të sektorit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore.

“Planet e Menaxhimit të Baseneve Ujorë synojnë rregullimin e të gjitha çështjeve që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, si përdorimet e burimeve ujore, statusi i përgjithshëm ekologjik i trupave ujor, objektivat mjedisore lidhur me ujërat sipërfaqësor, nëntokësor, zonat ujore me rëndësi ekonomike, zonat e mbrojtura, zonat e përvijuara për përdorim e ujit të pijshëm apo edhe zonat e larjes dhe rekreative. Jepen sugjerime për çështjet që lidhen me monitorimin e ujërave, si dhe rregullimin e çështjeve të lidhura me përdorimin e burimeve ujore me leje apo autorizim.

Planet do të përfshijnë një Program Masash të integruar brenda kuadrit ligjor dhe institucional të caktuar, ku merret në konsideratë statusi i çdo trupi ujor, përfshirë edhe me ndryshimet e mundshme në disponueshmërinë e burimeve ujore dhe ndryshimet klimatike” thuhet në përmbledhjen e agjencisë.

I njëjti institucion vlerëson se plani shërben si një instrument për planifikimin e investimeve në infrastrukturë, forcimin, ngritjen e strukturave institucionale, si dhe për zbatimin e Strategjisë së sektorit të menaxhimit të integruar të burimeve ujore në tërësinë e vet, së bashku me aspektet gjithëpërfshirëse të klimës.

Draft planet e menaxhimit janë nxjerrë për konsultim duke pritur sugjerimet nga palët e interesuara lidhur me këto dokumente. Më herët janë miratuar plane të menaxhimit për Semani, Bunë- Drini.

Në një vendim të vitit 2018 të Këshillit të Ministrave territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të menaxhimit të burimeve ujore, ndahet në shtatë basene ujore:

  1. a) Baseni Ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër;

    b) Baseni Ujor Mat, me qendër në Lezhë;

    c) Baseni Ujor Ishëm, me qendër në Durrës;

    ç) Baseni Ujor Erzen, me qendër në Tiranë;

    d) Baseni Ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan;

    dh) Baseni Ujor Seman, me qendër në Fier;

    e) Baseni Ujor Vjosë, me qendër në Vlorë./Media Ndërtimi

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending