Connect with us

Ambienti

Kompanitë e ndërtimit, një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në Kosovë!

Published

on

Ndotja e mjedisit në Kosovë është njëra ndër problemet kryesore që sjell jo vetëm rrezik të jetës së njerëzve por edhe probleme ambientale.

Kosova është duke u përballuar me shumë deponi ilegale në vend. Edhe pse brenda vitit organizohen aksione të ndryshme të pastrimit të vendit, deponitë ilegale mund të hasësh në pjesë të ndryshme të vendit.

Ajo që tashmë dihet është se nuk ka vetëm deponi ilegale por shpesh ato që janë legale nuk menaxhohen mirë.

Zëvendës ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Linda Çavdarbasha ka thënë se kjo ministri ka të dhëna edhe për deponitë ilegale në Kosovë.

Sipas saj, në vitin 2021 janë evidentuar 763 deponi ilegale në Kosovë, 426 më pak se në vitin 2020.

“Bazuar në raportin për vitin 2020 nga 38 komuna janë regjistruar 1,189 deponi ilegale dhe në vitin 2021, 763 deponi ilegale, nëse e krahasojmë me regjistrimin e deponive ilegale të viteve më parë, për këto dy vite janë eliminuar rreth 426 deponive ilegale”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Tutje zëvendësministrja u shpreh se ministria në bashkëpunim me komunat i ka identifikuar këto deponi ilegale.

“Në rastin kur deponitë janë shumë të mëdha atëherë ministria mund të ndihmoj duke financuar direkt projektin, siç është rasti i pastrimit të Stacionit Transfer në lagjen ‘Ali Ibra’ në Gjakovë e cila është cilësuar si deponia më e madhe ilegale e regjistruar në këtë Komunë”, tha Çavdarbasha./Media Ndërtimi.

Shpesh herë punëtorët e kompanive të ndërtimit në Kosovë, shkaktojnë ndotje të ambientit teksa punojnë në kantieret e ndërtimit. Përkundër që në disa vendpunishte vendoset tuneli për hudhje të mbeturinave inerte, ata i gjuajnë ato edhe nga katet më të larta të objekteve banesore pa u brengosur se mund të gjobiten nga ndonjë mekanizëm ndëshkues për të tilla veprime./Media Ndërtimi.

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending