Connect with us

Aktuale

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Porti i thatë i Durrësit në Prishtinë, Kurti përmend disa nga projektet ambicioze të Qeverisë së tij

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet” të organizuar nga Kolegji UBT në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare tha se qytetet dhe ambientet në të cilat jetojmë janë produkt konkret i mendjes dhe i dorës së njeriut.

Ai tha se më tej se urbanizmi i ri, me premisat e tij për të ndërtuar qytete më të qasshme, më funksionale e me më shumë vlera estetike është ndër përpjekjet bashkëkohore për të ndërtuar qytete që kanë në qendër të vëmendjes njeriun dhe natyrën.

“As natyrën pa njeriun dhe as njeriun pa natyrën, po të dyja bashkë e jo në kurriz të njëra tjetrës”, tha ai.

Kreu u ekzekutivit përmendi edhe projektet ambicioze si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, Porti i Thatë i Durrësit në Prishtinë, rrugët Prizren-Tetovë, etj.

“Më tej, përveç projektit ambicioz për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe ndërtimit të Portit të Thatë të Durrësit në Prishtinë, rrugës Prizren-Tetovë dhe asaj Pejë-Rozhajë, me të cilat do t’i forcojmë lidhjen e komunikimin me të tri shtetet, jemi të vendosur që të përfundojmë edhe projekte të tjera madhore brenda Kosovës.

Me mbi 60 milionë  euro të ndarë vetëm për vitin 2023 synojmë t’i vazhdojmë punimet e t’i përfundojmë pjesën më të madhe të tyre në autostradën e Gjilanit, rrugën Prishtinë-Podujevë, Dollc-Gjakovë, Kievë-Zahaq dhe Prishtinë-Mitrovicë. I gjithë ky investim do të ketë një ndikim direkt në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, dhe rrjedhimisht edhe në zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai.

Ai po ashtu njoftoi se në 35 komuna të Kosovës apo 92% të komunave tashmë e kanë të përfunduar apo miratuar Planin Zhvillimor Komunal si dokumentin më të rëndësishëm strategjik e zhvillimor të nivelit lokal, raporton Telegrafi.

“Sa i përket dokumentit tjetër me rëndësi që është Harta Zonale Komunale, gjithsej 8 komuna nga 38 apo 21% tashmë e kanë miratuar Hartën Zonale Komunale; 24 komuna të Kosovës janë në hartim e sipër të këtij dokumenti të rëndësishëm, ndërkaq vetëm 6 komuna tjera ende nuk e kanë filluar procesin”, tha Kurti.

Ai tha më tej se përmes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, jemi duke bërë lehtësira për të përshpejtuar procesin, veçanërisht përmes thjeshtimit të procedurave të mbikëqyrjes dhe dhënies së pëlqimeve të nevojshme. Digjitalizimi i tërë këtij procesi është një komponentë e rëndësishme, të cilën synojmë ta arrijmë deri në mes të vitit 2024.

“Kur jemi tek digjitalizimi, po ashtu nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kemi kompletuar dhe përditësuar Databazën Kombëtare Gjeohapësinore, ndërkaq synojmë që deri në fund të vitit 2024 të gjitha komunat e Kosovës t’i kenë të krijuara dhe të kompletuara databazat gjeo-hapësinore lokale. Për këtë qëllim tashmë janë ndarë 400 mijë euro”, tha kryeministri.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës njoftoi se Qeveria ka miratuar edhe vendimin për hartimin e Planit të ri Hapësinor të Kosovës, i cili do të reflektojë edhe vizionin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, koheziv e të balancuar.

Sipas tij, aktualisht është duke u punuar në përpilimin e hartave të rrezikut nga përmbytjet dhe hartave të rrezikshmërisë së përmbytjeve, ndërkaq përveç miratimit të Strategjisë për Ndryshimet Klimatike, kanë miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike.

Gjithashtu, ai tha se kanë miratuar programin e projektit Flows, projekt tejet i rëndësishëm për zvogëlimin e humbjeve në rrjet dhe zhvillimin e digave në Kosovë si dhe tashmë siç njoftoi Kurti është përfunduar studimi i fizibilitetit për projektin e banueshëm e të përballueshëm.

“Bashkë me krijimin e databazës për energji solare, kemi siguruar lokacionin për një prej projekteve më të mëdha të energjisë diellore në Evropë, ‘Solar4Kosovo’. Ky investim me vlerë 64 milionë euro parashihet t’i shtojë sistemit të ngrohjes së Prishtinës rreth 70 MW kapacitet, nga i cili do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë.

Kemi përfituar më shumë se 100 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Të dy projekte do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, me qëllim të zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Bashkë me përfundimin e procesit të identifikimit të deponive ilegale në Komunat e Kosovës, është përfunduar edhe aplikacioni i Sistemit Informativ të Mbeturinave.

Kemi përfunduar dhe publikuar dokumentin ‘Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës’ në mënyrë që ta rrisim efiçiencën dhe kursimin e energjisë në Kosovë e posaçërisht të asaj elektrike. Pra jetesa dhe banesa janë gjithashtu në fokus të të gjitha këtyre projekteve zhvillimore që ne i bëjmë, në mënyrë që edhe ato të mos jenë në kurriz të njëra tjetrës, por të jenë shtylla të ekosistemit të zhvillimit dhe progresit tonë”,  u shpreh kreu i ekzekutivit të Kosovës./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending