Connect with us

Tech

Elta Bajrami ndërtoi nanosatelitin e parë në Kosovë

Published

on

Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosovë, 19-vjeçarja Elta Bajrami nuk u dorëzua asnjëherë para paragjykimeve gjinore në rrugëtimin e saj në fushën e shkencave natyrore. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, prishtinasja që tani studion në SHBA, ndan copëza të këtij rrugëtimi.

Në vitin 2014, në një klasë në Shkollën Fillore “Gjergj Fishta”, dhjetëra nxënës shikonin se si një balonë fryhej dhe më pas fluturonte, shkaku i gazit me të cilin ishte mbushur nga një reaksion mes sodës së bukës dhe uthullës.

Në mesin e këtyre nxënësve ishte edhe Elta, atëherë vetëm dhjetë vjeçe. Klasa e pestë la gjurmë të shumta në mendjen e saj. Nëntë vjet më vonë, ajo ende kujton momente nga ai vit shkollor.

“E mbaj mend një pjesë të tekstit në klasë të pestë, ku pyetej: çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni? E kujtoj shumë mirë që nxënësit e tjerë përgjigjeshin: mësues, floktar, futbollist, këngëtar. Kur më erdhi rendi mua, më vinte pak marre ta shprehja se çka kam dashur të bëhem, sepse e kisha shkruar shkencëtare”, rrëfen Elta për Radion Evropa e Lirë.

Pse nuk rrëzohemi vazhdimisht teksa ecim, pse rrëshqasim në akull, si është e mundur të shkojë një raketë në Mars, çfarë është Marsi, a është planet si Toka? Pyetje si këto ngriheshin vazhdimisht në mendjen e saj.

“Më ka interesuar shumë sistemi diellor, jeta jashtëtokësore dhe sidomos ndërtimi, inxhinieria e raketave. E pata detyruar mamanë të ma blejë edhe një libër rreth raketave dhe mënyrës se si funksionojnë ato”, tregon 19-vjeçarja për Radio Evropa e Lirë.

E përshkruar si fëmijë çapkën deri në moshën pesëvjeçare, Elta thotë se asnjëherë nuk e ka pasur problem të mos u bindet pritshmërive gjinore. Ka luajtur me lodra që janë konsideruar si lodra për djem.

“E kujtoj gjithmonë që gjyshja, sa herë doja t’ia merrja lodrat vëllait, më thoshte ‘mos çika ime se këto nuk janë për çika’. Por, kurrë nuk e kam kuptuar se përse lodrat duhet të kenë gjini. Kam qenë shumë më e tërhequr nga lodrat që kanë pasur pajisje komplekse, e jo që kanë qëndruar statike, vetëm sa për bukuri”, thotë Elta.

Ky kuriozitet e ndoqi atë edhe më vonë, gjatë kohës sa ishte nxënëse në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në mesin e 14 lëndëve sa kishte në vitin e fundit në gjimnaz, ajo preferonte lëndët e shkencave natyrore.

Përveç këtyre projekteve, Elta, gjatë viteve të fundit, ka përfaqësuar Kosovën në disa gara ndërkombëtare, si për robotikë dhe shkenca kompjuterike.

Në nëntor të vitit 2021, Elta është radhitur e gjashta në botë nga mbi 200 mijë pjesëmarrës në një garë të organizuar nga gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft. Në atë garë, ku testohej njohuria mbi produktet e pakos së Microsoft Office, Kosova ishte përfaqësuar për herë të parë si shtet në mesin e 108 shteteve të tjera.

Elta merrej me projekte dhe gara të kësaj fushe edhe në kohën e saj të lirë gjatë viteve të shkollës së mesme.

Elta nuk e imagjinon dot veten jashtë fushave të shkencave natyrore dhe shpreson që edhe bashkëmoshatarët e saj do t’i ndjekin ëndrrat e tyre./Media Ndërtimi.

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending