Connect with us

Aktuale

Projekti “AlpinSolar”, Zvicra instalon 5000 panele diellore në digën më të lartë të Evropës

Published

on

Si pjesë e projektit AlpinSolar, 5000 panele diellore u instaluan me sukses në digën e vendosur në liqenin Muttsee të Zvicrës.

Diga ndodhet në 2500 metra mbi nivelin e detit, që do të thotë se është më e larta në Evropë. Prodhimi i energjisë tashmë ka filluar.

Me projekte si AlpinSolar, i cili u krijua përmes investimit të tre kompanive, Zvicra filloi tranzicionin e saj të madh nga energjia bërthamore në energjinë e gjelbër, siç ishte planifikuar në vitin 2011. Zvicra ka prodhuar më parë një “bateri uji” masive për të ruajtur energjinë e saj të rinovueshme.

Diga ndodhet në kantonin zviceran të Glarus dhe është e rrethuar nga maja të mbuluara me borë. Qëllimi i projektit është të prodhojë 3.3 milion kilovat energji në vit për të furnizuar 700 familje. Në muret e digës janë vendosur 5000 panele diellore dhe diga është edhe “shtëpia” e një hidrocentrali. Gjerësia e instalimit të panelit diellor është një kilometër dhe është projektuar për të gjeneruar 2.2 megavat energji elektrike.

Kompania energjetike Axpo, e cila mori pjesë në projektin e përbashkët, përdori module diellore xhami me dy shtresa të prodhuara nga kompania zvicerane Megasol. Ato kanë kthesa prej 40 mm dhe mund të përballojnë ngarkesën e borës që bie në Alpet zvicerane.

Edhe pse vendosja e paneleve diellore në malet e mbuluara me borë mund të duket kundërintuitive, Axpo pret që ata të performojnë më mirë në këto rajone, veçanërisht në dimër. Arsyeja është se ndryshe nga lartësitë më të ulëta ku dominon mjegulla në muajt e dimrit, dielli shkëlqen në lartësi më të larta në Zvicër.

Një avantazh shtesë është bora e bardhë që reflekton rrezet e diellit në panelet diellore, e cila gjithashtu krijon rendiment më të lartë kur funksionon në temperatura më të ulëta. Në këtë mënyrë pritet të prodhohet tre herë më shumë energji në muajt e dimrit si në shkurt dhe mars krahasuar me pjesën tjetër të vitit.

Në vitet e ardhshme është planifikuar ndërtimi i 4200 projekteve diellore në rajonet e ulëta dhe malore të Zvicrës. Vitin e kaluar, qeveria e vendit amendoi Aktin e saj të Energjisë për të lejuar miratime më të shpejta për termocentralet e reja diellore në vend./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending