Aktuale
Mësoni datën se kur do të filloj ngrohja e kryeqytetit nga “Termokos”

Ngrohtorja e qytetit ka bërë të gjitha përgatitjet dhe është e gatshme të fillojë sezonin e ngrohjes, që do të nis me 15 tetor (nesër). Afërdita Uka zëdhënëse në “Termokos”, tha se fal projektit të koogjenrimit edhe këtë vit nuk pritet të këtë vështirësi në ngrohje e që sipas saj, “Termokos” premton ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët.
Ngrohtorja “Termokos” ka paralajmëruar se sipas kalendarit zyrtar të dielën do të fillojë sezonin e ngrohjes.
Uka, i ka thënë televizionit publik se ngrohtorja është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes në tërë lagjet që janë të lidhura me ngrohtoren e qytetit.
“Tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonës ngrohëse për vitin 2017/2018, që pritet të filloj të diellin me 15 tetor. Gjithçka ka shkuar siç duhet dhe nuk ka pasur asnjë problem që do të mund të pengonte fillimin e sezonës së ngrohjes.”
Ajo gjithashtu tha se ngrohtorja e qytetit fal projektit të koogjenerimit edhe këtë vit sikur vitin paraprak premton ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët.
“Fatmirësisht që nga realizimi i projektit të koogjenerimit që nga sezona 2014/15, Termokos ka arritur të furnizoj me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore të gjithë konsumatorët. Problemet e ndryshme teknike janë shumë normale duke pas parasysh rrjetin e vjetruar të ngrohjes që daton që nga vitet e 70ta”, tha ajo.
Ngrohja nga “Termokos” zgjat deri me 15 prill. Por varësisht nga lëvizja e temperaturave data mund të ndryshojnë.
