Connect with us

Aktuale

Projekti për përmirësimin urban të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit, pesë kompani shfaqin interes

Published

on

Në fund të vitit të shkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi kompani të interesuara që të shprehnin interesin e tyre lidhur me një projekt specifik që lidhet drejtpërdrejt me zona turistike në vend dhe mbështetet nga një hua e Bankës Botërore.

Bëhet fjalë për procedurën “Projektime të detajuara dhe mbikëqyrje ndërtimi për përmirësimin e integruar urban të zonave turistike të Ksamilit, Orikumit dhe Borshit dhe zonave ngjitur”.

Së fundmi FSHZH njoftoi se të paktën pesë bashkime operatorësh vendas dhe të huaj kanë shfaqur interes për të qenë konsulentë të projektit.

Referuar listës së publikuar nga Fondi bëhet fjalë për: JV iRI & Systematica & Xaveer Geyter Architects, JV AKA Studio Associato Caçavale, Casadei, Pineschi Architetti & Seed Consulting, JV F&M & MAU + IRD Engineering s.r.l, JV “SRP Schneider& Partner Ingenieur-Consult” GmbH & “CITYFORSTER Architecture+Urbanism” & “SRP Albanian Engineering” Ltd”, ARS Progetti.

Kompanive tashmë u është kërkuar që të paraqesin propozimet e tyre lidhur me procedurën e përmirësimit të integruar urban për tre nga pikat më të rëndësishme turistike në Jug të vendit.

Por çfarë parashikohet në fakt sipas kërkesës së publikuar më herët për shërbimet e konsulencës. Kompania fituese do të ketë së pari fazën e dizejnimit dhe më pas të mbikëqyrjes.

Në fazën e parë janë gjashtë detyra:

Detyra 1: Raporti fillestar dhe plani i punës

Detyra 2: Vlerësimi i raportit të përgatitur për situatën ekzistuese – Rishikim dhe rivlerësim dhe përditësim aty ku është e nevojshme

Detyra 3: Vlerësimi i Vizionit të përgatitur zhvillimor për Ksamilin, Orikumin dhe Borshin

Detyra 4: Vlerësimi i Programit të Investimeve të identifikuara dhe propozuara për zonën e Studimit

Detyra 5: Projektimi paraprak i konceptit, udhëzimet dhe vlerësimet paraprake për projekte të përzgjedhura investimi në Ksamil, Orikum dhe Bosh

Detyra 6: Hartime të detajuara, (përfshirë BoQ-të, specifikimet teknike, raportet teknike, vlerësimet e ndikimeve në mjedis.

Konsulenti do të administrojë kontratën dhe do të mbikëqyrë punimet e ndërtimit, d.m.th të kryejë detyrat e Mbikëqyrësit në përputhje me Kushtet e Veçanta dhe të Përgjithshme për Kontratën e Punëve të projekteve të financuara nga BB.

Projekti për Integrimin Urban dhe Zhvillimin e Turizmit nisi në vitin 2017 pas një kredie të dhënë nga Banka Botërore ndërkohë që u rishikua dhe iu shtua një financim i ri në korrik të këtij viti. Ky projekt parashikohet të mbyllet në 31 korrik 2025. Projekti në fjalë ka një total prej 105 milionë dollarësh si financim të ndarë në disa komponentë./Media Ndërtimi

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending