Connect with us

Privatizimi

Fillon procesi i sistemimit dhe arkivimit të dokumenteve masive të Ndërmarrjeve Shoqërore

Published

on

Fillon procesi i sistemimit dhe arkivimit të dokumenteve masive të Ndërmarrjeve Shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përveç mandatit të vet të rregulluar me ligj të veçantë lidhur me ndërmarrjet shoqërore, siç është privatizimi, likuidimi, administrimi i aseteve dhe ruajtja e rritja e vlerës së tyre, ka në administrim dokumente të shumta e të ndryshme të Ndërmarrjeve Shoqërore.  Pas analizave të gjata se si të menaxhohet dhe të gjendet zgjidhja më mirë e arsyeshme për selektim, sistemim dhe mundësisht arkivimin fizik dhe digjital të atij arkivi të shumtë dhe të rëndësishëm në procesin e likuidimit dhe ruajtjes në arkivat kompetentë, Bordi i Drejtorëve të AKP-së e ka miratuar “Rregulloren “Rregullorja për Procedurat për Rregullimin e Lëndës Arkivore, Digjitalizimin dhe Dorëzimin në Arkivin Kompetent për Ndërmarrjet Shoqërore në Likuidim”.

Për të kursyer buxhet dhe realizuar këtë projekt me kosto sa më optimale buxhetore, por edhe kohore, AKP ka krijuar kushte dhe politika të brendshme që këtë projekt madhor ta realizojë përmes resurseve të veta, duke kursyer qindra mijëra EURO, pasi ne këtë projekt të këtyre përmasave, mendojmë ta realizojmë me një kosto të përafërt prej 320.000 EURO, ku përshihen të gjitha kostot e nevojshme, si transporti, asgjësimi materialeve të panevojshme, blerja e materialeve për paketim dhe pjesë përcjellëse, angazhimi i stafit shtesë për punë në terren (ofrues të shërbimeve me angazhim të përkohshëm në të gjitha zyrat rajonale), si dhe elemente tjera infrastrukturore të nevojshme për realizim të projektit.

Nëse ky projekt do të realizohej përmes tenderit publik dhe kompanive private që trajtojnë çështje të tilla, duke u bazuar edhe në rekomandimet dhe informatat qe kemi marrë nga Arkivi i Kosovës, por edhe kompani private, do t’i kushtonte AKP-së vlera të mëdha, respektivisht shumë që do sillej rreth 1 milion EURO.

Materialet e NSH-ve të cilat do t’i nënshtrohen procesit të sistemit dhe arkivimit, janë të llojeve dhe madhësive të ndryshme që datojnë nga vitet 50-ta dhe të cilat përbëjnë një sfidë në vete për AKP-në, sepse në të ardhmen AKP planifikon të bëhet bëj dorëzim-pranim të dokumentacionit në arkivin shtetëror, respektivisht atë komunal.

Nga analizat e këtyre arkivave, del se rreth 70% deri 80% mund të jetë material i panevojshëm, por që duhet menaxhuar dhe selektuar me kujdes nga zyrtarët kompetentë, çka do të ndihmonte që edhe hapësira fizike ku do të ruhet ky dokumentacion do të ishte shumë më e vogël, rrjedhimisht edhe me ulje të kostos në hapësirat e ruajtjes eventuale.

Materiali që administrohet nga AKP në emër të NSH-ve dhe që do të trajtohet në këtë proces, përmban rreth 20.000 metra gjatësi, që konsiderohet shumë voluminoz dhe me përmasa tepër të mëdha në kontekstin e Republikës së Kosovës. Pas sistemit dhe arkivimit, materiali i mbetur nuk i nënshtrohet plakjes, nuk zë hapësira të mëdha, do të jetë lehtë për t’u administruar, lehtë për tu kopjuar dhe më e rëndësishmja, ky dokumentacion para se të digjitalizohet (si procesi final i arkivimit), pastrohet dhe selektohet vetëm materiali që ka vlera të ruajtjes, e më pas digjitalizohet, e ndërsa origjinali arkivohet në Arkivin Kompetent.

Privatizimi

Pesë ndërmarrjeve me Spinoff Special u tërhiqen aksionet

Published

on

Pesë ndërmarrjeve më Spinoff Special u janë tërhequr aksionet. Kjo për shkak se nuk i kanë përmbushur kushtet e marrëveshjes. Këto ndërmarrje janë: “Lamkos Stele”, “Xim Stezovci”, “Grand Hoteli” dhe “Magnezite Mine Goleshi”, ndërsa ndërmarrjes “Agro Kosova Holding”, që i janë tërhequr aksionet, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka vendosur masën e sigurisë deri në vendimin përfundimtar.

Kështu është përgjigjur AKP përmes një përgjigjeje me shkrim. Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se këto ndërmarrje u përmbahen me zor këtyre kërkesave, ato kanë nevojë për përkrahje të qeverisë dhe AKP-së.

Me Spinoff Special në Kosovë janë privatizuar 26 ndërmarrje nga të cilat, 21 janë liruar nga marrëveshjet e zotimeve. Zëdhënësi për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Veton Hajdini, përmes postës elektronike njoftoi për Radio Kosovën se sipas kontratës së shitjes, deri në 6 muaj pas lirimit, AKP ka të drejtë që të kërkojë informata mbi aktivitet që janë duke zhvilluar këto ndërmarrje, por nga ajo që shihet, pjesa dërmuese e tyre të liruara nga marrëveshjet,  janë aktive.

Në përgjigje të AKP-së thuhet se pesë ndërmarrjeve, u janë tërhequr aksionet për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes. Këto ndërmarrje janë: “Lamkos Stele”,” Xim Stezovci”, “Grand Hoteli” dhe “Magnezite Mine Goleshi”,  ndërsa ndërmarrjes “Agro Kosova Holding”, që i janë tërhequr aksionet, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ka vendosur masën e sigurisë deri në vendimin përfundimtar.  Po ashtu, AKP i ka thënë Radio Kosovës se vlera totale e investimeve të bëra dhe të pranuara me raport të auditimit është mbi 176 milionë euro.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i tha radios tonë se gjatë procesit të privatizimit, ka pasur shumë turbulenca në kohë të ndryshme për shkak të politikave të gabuara siç i quan ai “eksperimentale”, duke i arsyetuar ato ndërmarrje që nuk kanë mundur t’i plotësojnë kërkesat.

“Mendoj se kompanitë që janë ende në mbikëqyrjen e AKP-së  me Spinoff Special janë duke i plotësuar me zor ato kërkesa, por mendoj se qeveria dhe AKP duhet të ketë tolerancë ndaj këtyre kompanive po ashtu edhe të ketë tolerancë  edhe shumë më shumë”, thotë Shahini.

Duke kritikuar udhëheqjen aktuale të AKP-së,  Shahini tha se kjo agjenci duhet të ripërtërijë stafin me kuadro të reja që kanë vizion më të qartë të tregut.

“Duhet punuar me vizion të ekonomisë së tregut dhe jo me vizion të ekonomisë së planifikuar nga e kaluara. Shumicën e rasteve ka pasur raste që kanë marrë vendime politike dhe kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit për investitorët e huaj dhe ata të Kosovës”, tha Shahini.

Ndërkaq sipas  AKP-së,  ndërmarrjet aktive që po vazhdojnë me Spinoff Special,   janë mes tjerash, “Përparimi”, “Sanflauër oil”, “Banja e Kllokotit”, “Peja Brejvëri” ,” Ferronikeli”, “Rahoveci Vajnëri”,e kështu me radhë .

Continue Reading

Trending