Connect with us

Ambienti

Gjykata vendos të mos pranojë padinë e mjedisorëve për aeroportin e Vlorës

Published

on

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi të mos e shqyrtojë padinë e ngritur në nëntor 2022, që kërkon pavlefshmërinë e kontratës së aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë. Padia u ngrit nga organizatat mjedisore PPNEA (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri) dhe AOS (Shoqata Ontologjike e Shqipërisë)

Në vendimin e për mospranimin e shqyrtimit të padisë thuhet se shoqata mjedisore nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative sipas nenit 15/germa d “Për planifikim e territorit”, në bazë të së cilës është nxjerrë vendimi nga KKT për miratimin e lejes së aeroportit.

“Mospranimin e kërkesëpadisë ne nuk e prisnim fare, ishte surprizë e madhe”, – thotë për Citizens Channel ornitologu Zydjon Vorpsi nga PPNEA, i cili argumenton se një vendim i tillë nënkupton regres për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Kjo gjë ishte rregulluar ndër vite; legjitimimi i organizatave mjedisore për të paditur objekte të tilla brenda zonave të mbrojtura në ruajtje të mjedisit ka filluar 10 vite përpara”, – vijon më tej Vorpsi, duke iu referuar rastit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë dhe Zall-Gjoçaj, kauza të cilat janë trajtuar nga i njëjti gjyqtar, ku janë marrë vendime në favor të organizatave mjedisore që kanë ngritur padinë.

“Indikatorë të tillë tregojnë se po ushtrohet presion mbi gjyqësorin për sa i përket çështjes”, – shkruhet në një reagim zyrtar nga PPNEA. “Por ne nuk tërhiqemi dhe e kemi apeluar këtë vendim. Në vazhdim, ne kemi depozituar dhe një apelim kundër Këshillit të Ministrave të Shqipërisë”, – thuhet më tej në deklaratë.

Vorpsi çmon se ngadalësimi i procesit mjedisor është në dëm të mjedisit. “Kjo është manovër për të fituar kohë, sepse tani çështja është apeluar, duhet të kishin filluar seancat dhe koha po kalon dhe po punohet nga ça ne kemi parë në terren”.

Konventa e Bernës (Traktati Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), i kërkoi qeverisë shqiptare në muajin dhjetor të vitit të shkuar “Ndalimin e ndërtimit të Aeroportit” në afërsi të Lagunës së Nartës dhe të Grykëderdhjes së Vjosës.

Ndalimi i punimeve u propozua nga Kryetari i Komitetit Drejtues së Konventës së Bernës, Znj. Merike Linnamägi, pasi shumica e anëtarëve të kësaj Konvente kishin kërkuar më herët “mbajtjen e një qëndrimi të fortë” për shkak të situatës urgjente në terren.

Reagimi u mbështet në konkluzionet e një grupi ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, me nxitjen e Byrosë së Bernës, së bashku edhe me dy konventa të tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e shpendëve dhe të habitateve (AEWA dhe CMS), vizituan kantierin në fund të gushtit.

Çfarë ka ndodhur me Vjosë-Nartë?

Më 26 nëntor u mor vendimi i ndryshimit të sipërfaqes së Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe krijimi i një zonë të re, të quajtur “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, një territor i krijuar nga bashkimi i dy njësive të mëparshme: Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror Pishë Poro.

Qeveria shqiptare ka hequr një territor prej 310 ha nga zona e mbrojtur, pikërisht aty ku kanë filluar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Në Vjosë-Nartë, sipas të dhënave të siguruara nga PPNEA, numërohen 200 lloje shpendësh, prej tyre 33 janë të listuar me status me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë; 8 lloje mbajnë statusin e Rrezikimit Kritik (CR); 9 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN); 13 lloje janë cilësuar me status të Përkeqësuar (VU) si dhe 3 lloje mbartin statusin e Rrezikut të Ulët (LR).

123 lloje po ashtu janë të listuar në shtojcën II të “Konventës së Bernës”. Shqipëria është po ashtu pjesë e Rrjetit të Zonave me Interes të Veçante Ruajtjeje (Emerald Network) ku 43 lloje listohen në shtojcën e parë të saj./Media Ndërtimi.

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending