Connect with us

Aktuale

Pse u rrit tatimi në pronë?

Published

on

Nëse ju është rritur tatimi vjetor në pronë ditëve të fundit, kjo domethënë se është rritur vlera e pronës suaj. Këtë e ka konstatuar ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), pas vlerësimit që e ka bërë vitin e kaluar.

Rritja e vlerësimit të pronave në treg, ka rritur automatikisht pagesën e tatimit në pronë për qytetarët e Kosovës.

Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale dhe përcaktohet nga shumëzimi i vlerës se pronës me normën tatimore. Normat tatimore vendosen nga komunat përkatëse. Kjo normë është 0.15 për qind të vlerës se përgjithshme të pronës.

Vlerësimi i pronës nga MFPT-ja, sipas Ligjit, realizohet në çdo tre ose pesë vjet. Vlerësimin e fundit ministria e bëri vitin e kaluar, kurse zbatimi i tij në tatimin në pronë ka filluar nga janari të këtij viti.

Më herët, vlerësimi është bërë në vitin 2019.

Sa është rritur tatimi në pronë?

Për disa, tatimi vjetor në pronë është rritur deri në 100 për qind, e për disa të tjerë, ajo ka mbetur e pandryshuar, sepse vlera e pronës ka mbetur e njëjtë si në të kaluarën.

Për shembull, vlera e një banese në lagjen Ulpiana në Prishtinë, më herët ka qenë 650 euro për metër katror, kurse vlera e re është 1.200 euro për metër katror. Me herët, pronari i kësaj banese ka paguar tatimin në pronë rreth 27 euro, kurse tash duhet të paguaj 52 euro në vit.

Vlera e pronës ndikohet nga disa faktorë, ndër të tjera edhe lokacioni apo zona e pronës, kati, etj.

Në të gjitha komunat e Kosovës ekzistojnë disa zona, ku nga zona në zonë ndryshon çmimi i metrit katror të pronës.

Zakonisht çmimet janë më të larta për pronat që gjenden më afër qendrës së qytetit.

Edhe pse vlerësimi është bërë në gjithë territorin e Kosovës, në disa zona nuk ka ndryshuar vlera tatimore.

Për shembull, vlera e disa pronave në Çagllavicë afër Prishtinës ka mbetur e pandryshuar.

Në rivlerësimin e fundit të pronave, nuk ka ndonjë çmim zyrtar publik se sa kushton metri katror në qytete apo zona të ndara.

Por, në vitin 2019, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit të Tatimit në Pronë, që është në kuadër në ministrisë së Financave, vërehet se çmimet për metër katror për apartamente ishin vlerësuar nga 130 deri në mbi 800 euro, varësisht nga lokacioni i objektit.

Për çdo vit fiskal, tatimi komunal mbi pronën e paluajtshme paguhet në dy këste të barabarta.

Nëse personi vonohet në pagesën e faturës, atëherë ngarkohet me gjoba.

Kush e ka bërë vlerësimin e pronave?

Radio Evropa e Lirë ka pyetur ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve se në çfarë formash është bërë vlerësimi i pronave, dhe pas vlerësimit sa është përqindja e rritjes se çmimit të pronave të paluajtshme, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, në një komunikatë për media të MFPT-së, më 24 janar, thuhet se ministria obligohet të bëjë vlerësimin e pronave, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të kësaj ministriegjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha komunat”, thuhet në komunikatë.

Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, thuhet se ky departament ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka.

Prona rezidenciale llogariten pronat e paluajtshme të cilat u shërbejnë njerëzve për nevoja themelore të banimit, duke përfshirë: shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e ngjashme.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se komunat nuk janë konsultuar për rivlerësimin e pronave.

“Komunave vetëm iu ka shkuar njoftimi në fund të muajit tetor të vitit të kaluar se është bërë rivlerësimi i pronave dhe kjo është mënyra se si në të ardhmen duhet të jetë çmimi i faturave. Pra komunat vetëm janë njoftuar dhe nuk janë konsultuar, këtu është dallim i madh…”, tha Ibrahimi.

Vlerësimi i përgjithshëm, thuhet se është realizuar duke u bazuar në vlerën e tregut, duke përdorur kontratat e shitblerjeve për pronat rezidenciale (jo më të vjetra se tre vjet), intervista me agjentë të shitjes se pronave, anketime me pronarë të ndërtesave, intervista me zyrtarë të bankave në lidhje me vlerat e pronave që përdorin si hipotekë, të dhëna nga kompani ndërtimi e të tjera.

Çka thotë Ligji?

Në bazë të Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili është ndryshuar, plotësuar dhe miratuar në vitin 2018, thuhet se ministria e Financave menaxhon të dhënat e tatimit në pronë në regjistrat e tatimit në pronë, operon dhe mirëmban regjistrat e tatimit në pronë, publikon informacionet lidhur me tatimin në pronë, kryen vlerësimin e pronës dhe lëshon certifikatat e vlerës së vlerësuar.

Kurse Kuvendi komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në bazë vjetore, në shkallën prej 0.05 për qind deri në 1 për qind të vlerës se pronës në treg.

Të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës se komunës. Nga grumbullimi i këtyre tatimeve investohet në projekte të ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e jetës se qytetarëve të asaj komune./Media Ndërtimi

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending