Connect with us

Auto

Parashikohet prodhimi dhe shitja e 10 mijë Cybertrucks të Tesla në vitin 2023

Published

on

Nëse ju e ndiqni Teslan në rrjetet sociale, ju ndoshta jeni në dijeni për Gary Black, një investitor i njohur i Tesla, menaxher i fondeve, dhe këshilltar i investimeve, Black ka përvojë të gjatë me Wall Street dhe tenton ta tregojë atë ashtu siç është, edhe pse duket se shqetëson tallësit e Teslas. Së fundmi, Black bëri komente në The Street se Tesla mund të dorëzonte 10,000 Cybertrucks në 2023.

Kemi dëgjuar se Tesla Cybertruck do të arrijë këtë vit, dhe kjo është konfirmuar kohë pas kohe nga vet Tesla dhe Elon Musk. Megjithatë, duket se prodhimi zyrtar i këtij modeli nuk do të filloj deri në fund të vitit, me rritjen e madhe në prodhim që vjen në fillimin e vitit 2024.

Gjithsesi, nëse Tesla ka me të vërtetë gati 2 milionë porosi për të plotësuar deri në fillimin e prodhimit, është mirë që të shpresojmë që Black të jetë i saktë me vlerësimin e bërë nga ana e tij. Tesla ishte pothuajse në gjendje të prodhonte 50 për qind më shumë makina në 2022 sesa në 2021. Thënë kjo, ajo nuk ishte në gjendje të përmbushte udhëzimet e saj për të ofruar 50 për qind më shumë, raporton insideEVs.

Në vend të kësaj, dërgesat e saj nga viti në vit u rritën me rreth 40 për qind, gjë që është ende shumë mbresëlënëse, dhe shumë përtej asaj të çdo prodhuesi tjetër të automjeteve. Megjithatë, kur një kompani nuk arrin të përmbushë udhëzimet me 10 për qind, Wall Street zakonisht nuk është i impresionuar.

Gary Black beson se Tesla mund të jetë gati për një vit edhe më të mirë se ai i kaluari, dhe se Cybertruck mund të jetë një pikë kryesore në këtë sukses potencial. Future Fund LLC, ka deklaruar se Tesla mund të fillojë dërgesat e këtij modeli në fund të vitit 2023.

Ai vazhdon duke thënë se prodhuesi amerikan i veturave elektrike mund të dorëzojë 10,000 njësi të Cybertruck për këtë vit, gjë që përshtatet mirë me vlerësimin e tij që Tesla të dorëzojë një total prej 1.9 milionë njësi të veturave elektrike në 2023./Media Ndërtimi

Auto

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Published

on

Tesla ka prezantuar zyrtarisht modelin e përmirësuar Model 3 Performance, i cili përdor aftësitë më të fundit të prodhimit dhe inxhinierisë.

Kompania pretendon se rezultati është “vetura e përsosur e përditshme me performancë të lartë”

Model 3 Performance u bë me njësi të re të energjisë që siguron një përmirësim prej 22 për qind në fuqinë e vazhdueshme, si dhe një rritje prej 32 për qind në fuqinë maksimale.

Falë këtyre ndryshimeve, sistemi me katër rrota, i përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 517 kuaj-fuqi, i cili lejon veturën të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 262 km/h. Mund të përshkojë 476 kilometra me një mbushje të vetëm të baterisë.

Përveç fuqisë së përmirësuar motorike, Tesla gjithashtu tregon për një “shasi më të aftë të orientuar drejt performancës”, por jo shumë detaje janë zbuluar.

Tesla Model 3 Performance tashmë mund të porositet, me dërgesat që fillojnë në maj ose qershor. Çmimi bazë është 52,990 dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

Published

on

Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending