Connect with us

Infrastrukturë

Ndërtimi i hapësirave publike përreth QKMF-së në Pejë, u zvarritë me vite

Published

on

Komuna e Pejës ka lidhur kontratë me qëllim të ndërtimit të hapësirave publike rreth QKMF-ve, ku më saktësisht punët që do të kryhen kanë të bëjnë me incizimet dhe punët paraprake në teren, pastrim i terrenit dhe punët tokësore, konstruksioni i hapësirës, gjelbërimi dhe punët elektrike.

Për këtë kontratë kanë ofertuar tre operatorë ekonomikë, ndërsa me kontratë është shpërblyer GOE VB. Tofaj & PE-VLAKU Sh.P.K., me ofertën në vlerë prej 95,365.00 euro.

Kjo nënkupton se puna e planifikuar të përfundohet brenda 60 ditë pune nuk është përfunduar për gati një vit.

Madje, në bazë të dokumenteve që komuna ka vënë në dispozicion, shohim se njoftime të tilla për vonesa në ekzekutim të kontratës nuk ka pasur. Kjo e cila tregon se menaxheri i kontratës nuk ka raportuar saktësisht mbi atë se çfarë po ndodhë realisht me zbatimin e kontratës, shkruan në Raportin e organizatës Demokracia Plus, “Monitorimi i prokurimit publik në pesë komuna: Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë”.

Në kontratën e lidhur në mes Operatorin Ekonomik dhe komunës janë përcaktuar shumë qartë shkeljet e kontratës dhe shkëputja e kontratës. Neni 36 i kontratës thotë se pala shkelë kontratën kur nuk arrin të shlyej obligimet e saj që dalin nga kontrata, dhe si rezultat në nenin 36.2, pika b, thotë se kur ndodhin shkelje të tilla, pala e dëmtuar mund të ndërpres kontratën. Në këtë rast pala e dëmtuar ka qenë institucioni, sepse projekti nuk është arritur të realizohet në kohën e paraparë ku çdo vonesë ndikon në qytetarët e kësaj komune e veçanërisht si në këtë rast kur kemi të bëjmë me ambientet rreth QKMF-së e cila ka frekuentim të madh.

Autoritetet kontraktuese duhet të përdorin dispozita të tilla, e në disa raste të ndërpresin kontratat, kjo në mënyrë që të bëhet disiplinimi i operatorëve ekonomikë.

Mirëpo, për të arritur deri në këtë pikë duhet që menaxheri i kontratës të kryej me përgjegjësi punës e tij dhe kurdo që has në vonesa të paarsyeshme t’i rekomandoj Zyrës së Prokurimit ndërprerjen e kontratës ose marrjen e masave të tjera të parapara me LPP dhe akte nënligjore.

Meqenëse me 12.08.2022 është dorëzuar njoftimi për certifikatën e përfundimit të punëve, atëherë kuptojmë se kontrata e fundit nga operatori te komuna është dorëzuar më datë 15.08.2022, në vlerë prej 43,888.50 euro, ndërsa urdhër pagesa për këto shërbime është bërë më 06.09.2022.

Kjo faturë njëkohësisht është fatura e vetme në të cilën komuna ka lejuar qasje, prandaj edhe nuk është e qartë se nëse një kontratë e tillë është përmbushur plotësisht, apo nga 95,365.00 euro sa kishte vlerë kontrata janë shpenzuar vetëm 43,888.50 eurot e paguara.

Situatën më të vështirë për autoritetin e bënë fakti se në faturë nuk evidentohen saktë se cilat produkte janë blerë, çfarë punësh janë kryer dhe në çfarë sasie. Por në vend se të qartësoheshin blerjet dhe punët, operatori ekonomik në përshkrim të faturës përdorë emrin e kontratës, ndërsa vendosë një vlerë monetare të shpenzuar me të cilën nuk kuptohet çfarë ka blerë dhe çfarë ka punuar

Në paramasë janë paraparë edhe punët e elektrikes, ku në pozicionin 5.7 kërkohet të bëhet furnizimi dhe montimi i llampave për ndriçim, ku në po të njëjtin pozicion theksohet se për këto llampa ofertuesi duhet të bashkëngjit në ofertën e tij katalogun e llampës duke e nënvizuar tipin e ofruar dhe ISO stan[1]dardin e prodhuesit.

Pavarësisht se një kërkesë e tillë nuk është kërkuar në dosje të tenderit, nuk e bënë këtë kërkesë në paramasë më pak obligative për tu përmbushur. Prandaj, autoriteti kontraktuese duhet të vlerësoj me kujdes çdo dokument të tenderit dhe të vendosë që një kërkesë të tillë ose ta vlerësoj së bashku me kërkesat e tjera ose ta largoj në tërësi ngase duhet eliminuar çdo mundësi që mund të ndikoj në krijimin e standardeve të dyfishta në vlerësimin e ofertave të operatorëve./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending