Connect with us

Auto

Rreth 250 milionë automjete qarkullojnë në rrugët e kontinentit evropian, prani e vogël e automjeteve elektrike

Published

on

Raporti “Vehicles in use, Europe 2023” nga ACEA (Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automobilave), tregon për çdo vend, numrin e automjeteve në përdorim për çdo tip makine dhe evolucionin e flotës në dekadën e fundit.

Ai jep informacione të çmuara për segmentin e automjeteve në çdo vend europian, si mosha mesatare (si dhe viti i regjistrimit të parë), numrin e automjeteve për 1000 banorë dhe përqindjen e çdo lloj karburanti.

Raporti i vitit 2023 përfshin 27 Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Vendet EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra) dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2021, flota e automjeteve në BE u rrit me 1.2% krahasuar me vitin 2020, me thuajse 250 milionë makina në qarkullim në total. Me përjashtim të Sllovenisë (-4.1%), të gjithë vendet e BE-së zgjeruan flotën e tyre, me rritjen më të madhe të regjistruar në Sllovaki (+8,2%).

Në BE qarkullojnë 29.5 milionë furgonë, gjysma e të cilëve ndodhet në tre vende Francë (6.3 milionë furgonë), Itali (4.3 milionë) dhe Spanjë (3.9 milionë)

714.008 autobusë qarkullojnë në Bashkimin Europian, nga të cilët, thuajse gjysma në vetëm tre vende Poloni (126.547), Itali (100.199) dhe Francë (94.523).

Mosha mesatare e automjeteve në BE është rreth 12 vjet. Greqia dhe Estonia kanë flotën më të vjetër, me makina 17-vjeçare. Automjetet më të reja ndodhen në Luksemburg (7.6 vjet).

Mosha mesatare e automjeteve të lehta tregtare në BE është 12 vjet. Ndër katër tregjet kryesore të BE-së, Italia ka flotën e furgonëve më të vjetër (14 vjet), ndjekur nga Spanja (13.6 vjet).

Mosha mesatare e kamionëve në BE është 14.2 vjet. Greqia ka flotën më të vjetër të kamionëve, me moshë mesatare 22.7 vjet, ndërsa flotën më të re të kamionëve e kanë Austria (6.6 vjet) dhe Danimarka (7.5 vjet).

Mosha mesatare e autobusëve në rrugët e BE-së është 12.7 vjet. Autobusët në Rumani (me më shumë se 20 vjet) janë më të vjetrit në rajon. Vetëm tetë vende në Bashkimin Europian kanë një flotë autobusësh më të re se 10 vjet.

Pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve të regjistruara në vitet e fundit, makinat me rikarikim elektrik (makina elektrike me bateri dhe hibride plug-in) përfaqësojnë vetëm 1.5%të flotës totale të makinave në BE.

Vetëm tre vende në BE kanë një përqindje të makinave elektrike me bateri më të lartë se 2%.

Autobusët diesel përfaqësojnë 92.5% të flotës në BE, me vetëm 1.3% janë autobusë elektrikë me bateri dhe 1.8% autobusë hibridë. Megjithatë përqindje të konsiderueshme të autobusëve elektrikë gjenden në Holandë (14.5%) dhe Luksemburg (7.8%).

Bashkimi Europian numëron 567 autovetura dhe 83 automjete për qëllime tregtare për çdo 1000 banorë.

Luksemburgu ka dendësinë më të lartë të autoveturave në BE (698 për 1.000 persona), ndërsa Qipro ka dendësinë më të lartë të automjeteve tregtare (135 për 1.000 banorë).

Dendësia më e ulët e autoveturave është në Rumani (396). Lituania ka dendësinë më të ulët të automjeteve tregtare (49)

Në Letoni, thuajse 43% e të gjithë familjeve nuk ka në zotërim një automjet, ndërsa thuajse 32% e familjeve franceze zotërojnë dy makina./Media Ndërtimi

Auto

Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz

Published

on

Renault prezantoi një SUV të ri të quajtur Symbioz. Është një SUV familjar me përmasa të mesme që synon kryesisht tregun e Nissan Qashqai.

Në Renault thonë se Symbioz synon të vazhdojë linjën e gjatë të “veturave për jetën” e Renault që daton që nga Renault 16 nga viti 1965, transmeton Telegrafi.

Renault Symbioz është projektuar për të mbushur boshllëkun midis SUV-së kompakte Captur dhe Austral-it më të madh, në gamën e modeleve me benzinë dhe hibride të markës franceze, duke e çuar numrin e veturave që Renault ka në tregun e veturave shumë konkurruese të segmentit C në pesë.

Symbioz ulet në një version të zgjeruar të platformës CMF-B të përdorur nga SUV i vogël Renault Captur dhe supermini Clio. Secili model ka një motor të plotë hibrid – i njëjti konfigurim hibrid E-Tech 145 që gjendet edhe tek ‘vëllezërit e motrat’ e tij./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!

Published

on

Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe e shtrenjtë dhe nuk jemi gjithmonë të sigurt nëse do të shpërblehet fare.

Për këtë arsye, automjetet e këtij lloji nuk janë aq të njohura sa supozohej disa vite më parë kur filloi prodhimi i tyre. Prandaj lindin pyetjet, sa humbasin në fakt automjetet elektrike në vlerë? Dhe pse nuk janë as të kërkuara si të përdorura?!

Pse popullariteti i automobilave elektrik nuk është i kënaqshëm? Arsyeja për këtë, ndër të tjera, është mungesa e subvencionimit apo lehtësimi për blerje të tilla në disa vende, mbulimi i dobët me infrastrukturën e karikimit dhe jetëgjatësia e pakënaqshme e baterisë.

Situata është analizuar nga portali iseecars.com, duke marrë parasysh të dhënat nga tregu amerikan. Rezulton se vlera e përgjithshme e makinave ka rënë gjatë vitit të kaluar, por hendeku midis automjeteve me djegie të brendshme dhe veturave elektrike është i madh.

Ndërsa mesatarja ra me 3.6 për qind për të parën, mesatarja për të dytën ra me 31.8 për qind. Pra, në shkurt 2023, automjeti elektrik mesatar i përdorur kushtonte 45,321 dollarë në Amerikë, dhe në shkurt 2024, kushtonte 30,904 dollarë.

Rënia është dramatike, ndaj lind pyetja se sa kuptim ka të blesh një veturë elektrike nëse do ta shesësh relativisht shpejt.

Kuptimi ekonomik i blerjes së një makine elektrike është, padyshim, në shfrytëzim më të gjatë, kosto më të ulëta mirëmbajtjeje dhe (ndoshta) kosto më të ulëta të energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Published

on

Tesla ka prezantuar zyrtarisht modelin e përmirësuar Model 3 Performance, i cili përdor aftësitë më të fundit të prodhimit dhe inxhinierisë.

Kompania pretendon se rezultati është “vetura e përsosur e përditshme me performancë të lartë”

Model 3 Performance u bë me njësi të re të energjisë që siguron një përmirësim prej 22 për qind në fuqinë e vazhdueshme, si dhe një rritje prej 32 për qind në fuqinë maksimale.

Falë këtyre ndryshimeve, sistemi me katër rrota, i përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 517 kuaj-fuqi, i cili lejon veturën të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 262 km/h. Mund të përshkojë 476 kilometra me një mbushje të vetëm të baterisë.

Përveç fuqisë së përmirësuar motorike, Tesla gjithashtu tregon për një “shasi më të aftë të orientuar drejt performancës”, por jo shumë detaje janë zbuluar.

Tesla Model 3 Performance tashmë mund të porositet, me dërgesat që fillojnë në maj ose qershor. Çmimi bazë është 52,990 dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending