Elementet urbane luajnë rol të rëndësishëm në formësimin e qyteteve dhe cilësinë e hapësirave publike. Ato gjithashtu luajnë rol të madh në krijimin dhe zhvillimin e identitetit dhe brandit të qytetit, meqë mund të shndërrohen në elemente karakteristike të vendit. Në këtë drejtim, për t’i dhënë mundësi komunitetit kreativ të vendit që të sjellin ide të reja për elemente urbane, duke synuar përmirësimin e cilësisë së tyre kemi organizuar dizajnatonin “Elementet Urbane” .
“Elementet Urbane” është garë e dizajnit e cila ka për qëllim ta përfshijë komunitetin kreativ të vendit për të zhvilluar ide dhe prototipe për elemente urbane. Ky edicion është në kërkim të dizajneve të elementeve urbane, përkatësisht të ulësëve, shportave të mbeturinave dhe mbrojtëseve urbane të cilat mund të vendosen në rrugë, parqe, sheshe apo hapësira të tjera publike. Dizajnatoni fokusohet në gjenerimin e prototipeve të implementueshme që i përshtaten kapaciteteve dhe kritereve të komunave të Kosovës, me fokus në nevojat për procedura të prokurimit publik dhe buxhetin e disponueshëm.
“Elementet Urbane” fton të gjithë entuziastët e dizajnit të krijojnë dizajne inovative të cilat do të mund të vendosen në hapësirat publike të qytetit të Prishtinës. Produktet e propozuara duhet ta kenë parasysh kontekstin urban si dhe financiar të vendit në mënyrë që këto dizajne të mund të implementohen.
Gara organizohet nga Instituti Space SyntaKs në partneritet me Architecture for Humans, trembelat, Fakulteti i Arkitekturës UP – Faqja zyrtare, dhe Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë, me mbështetje të Komuna e Prishtinës.
ÇFARË PO KËRKOHET?
➡ Dizajn i Ulëses Urbane
➡ Dizajn i Shportës së Mbeturinave
➡ Dizajn i Mbrojtëses Urbane
Aplikuesit mund të aplikojnë me së paku njërën prej elementeve të sipërshënuara.
Elementet urbane të dizajnuara duhet të bëhen brenda kërkesave:
➡ Dizajne të cilat janë shumë-funksionale
➡ Dizajne të qëndrueshme dhe të dizajnuara për përdorim të jashtëm, lehtë për t’u përdorur dhe mirëmbajtur.
➡ Dizajne të sigurta, të qëndrueshme dhe me kosto të ultë.
➡ Dizajne të implementueshme brenda kontekstit të Kosovës
➡ Dizajne të cilat marrin parasysh gjurmën e karbonit për import të materialeve
➡ Dizajnet duhet të mund të shumëfishohen lehtë
➡ Dizajne që kanë për fokus mosha të ndryshme, sidomos moshat 10-17 vjeç
Të drejtë për të aplikuar kanë:
Të gjithë individët/grupet e apasionuara pas dizajnit dhe ata të cilët duan të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së elementeve urbane.
KËRKESAT E APLIKIMIT:
☑️ Vizatimet teknike – Baza /Pamjet /Prerjet
☑️ Detaje, sipas nevojës
☑️ Pamje 3D
☑️ Përshkrim i materialeve dhe kosto e përafërt
Dokumenti i bashkangjitur në aplikim duhet të jetë në formatin pdf, një apo disa faqe A3 landscape dhe nuk duhet ta kaloj madhësinë 10MB për kategori.
ÇMIMET:
Çmimet fituese do të marrin:
🏅 Çmimi i parë – 250 euro
🏅 Çmimi i dytë – 150 euro
🏅 Çmimi i tretë – 100 euro
🏅 Çmime nderi
Dizajnet fituese dhe ato nderi do të publikohen në katalogun e garës dhe uebfaqet e organizatorëve të projektit. Po ashtu, ato do të inkorporohen në dizajnin e hapësirave publike në intervenime të ardhëshme të Komunës së Prishtinës.
KRITERET E GJYKIMIT:
🔳 Origjinaliteti i konceptit
🔳 Multifunksionalitet
🔳 Mënyra kreative për të ripërdorur/ricikluar materiale ose për të përdorur materiale lokale në dizajn.
🔳 Fizibiliteti
🔳 Paraqitja grafike
Aplikimi hapet me: 14 Janar 2023
Aplikimi mbyllet me: 04 Shkurt 2023, ora 00:00 ⏰
Gjuha e aplikimit: Shqip
Lloji: Thirrje e Hapur
🔗 Linku i aplikimit: https://forms.gle/XxfsdtfQyzWjyyxT8 See less
— with Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë.