Connect with us

Infrastrukturë

1.5 milion euro ndanë Komuna e Prishtinës për renovimin e disa objekteve shkollore

Published

on

Me vite të tëra në objektet e shkollave publike të Prishtinës nuk është bërë asnjë investim. Kryesisht shkollat të cilat janë më urbane në Prishtinë me numër më të madh të nxënësve, në brendi janë në gjendje të mjerueshme. Një nga shkollat më të mëdha në Prishtinë “Ismail Qemaili”, në disa klasa kanë probleme elementare me ndriçim, banka të prishura , tualete të pa përdorshme.

Por nga viti i kaluar ka filluar ndryshimi i gjendjes nëpër disa shkolla publike në kryeqytet. Ndërsa në disa të tjera parashihen rinovime këtë vit.

Besiana Musmurati, drejtoreshë e Arsimit në Komunë e Prishtinës, në një intervistë për Indeksonline, ka treguar se me të marr mandatin i është dashur që si punë primare të merren me renovimin e shkollave.

“E kemi rrit buxhetin në 1.5 milion euro për vitin 2023, për herë të parë në Komunën e Prishtinës për renovime, duke e parë nevojën e madhe të cilën e kanë shpreh edhe prindërit”, tha ajo.

Sipas saj, prioritet mbeten  renovimi i shkollave të cilat janë në gjendje më të keqe edhe ku ka më shumë nxënës.

Ajo po ashtu tha se prioritet  i kanë dhënë edhe përmirësimit të rezultateve të testit PISA.

“Testet e Pisës na kanë tregu që fëmijët po kanë shumë problem me lexuar një tekst me kuptu edhe me shpjegu çka po lexojnë. Tu e pa këtë mangësi të madhe që e kemi në sistemin arsimor kemi intervenuar menjëherë. Kemi blerë libra të cilat fëmijët kanë qejf për ti lexuar”, tha ajo./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending