Featured
Faktorët që po ndikojnë në “lulëzimin” e ndërtimeve pa leje në Kosovë
Objekte pa leje vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore të të gjitha komunave në Kosovë. Në gjithë territorin e vendit rezultojnë mbi 300 mijë objekte të tilla.
E, për ekzistencën e një numri kaq të madh të këtyre objekteve ndikojnë disa faktorë, shkruan Ndërtimi.info.
Instituti për Planifikim Hapësinor në raportin e tij “Indikatorët për planifikim hapësinor në Kosovë”, ka listuar disa nga këta faktorë kryesor.
Sipas këtij raporti, në nivelin e lartë të ndërtimeve pa leje ka ndikuar mungesa e planeve urbanistike për të përcjellë kërkesat në rritje për ndërtim që për pasojë është shfaqë dukuria e zgjerimit urban të pakoordinuar si dhe mos zbatimi i instrumenteve ligjore dhe efikasiteti i ulet organizativ dhe monitorues nga të dy nivelet e qeverisjes.
Për menaxhim të kësaj situate, në këtë raport janë përmendur disa objektiva që duhet zbatuar. Këto objektiva përfshijnë vazhdimin e inventarizimit të objekteve pa leje të ndërtuara pas datës 30 gusht 2013, monitorimi dhe zbatimi i Hartës Zonale të Kosovës dhe Hartave Zonale të Komunave, si dh e Planeve Rregulluese të Hollësishme.