Connect with us

Infrastrukturë

Tri testime që ‘bllokuan’ Prishtinën

Published

on

Kolona të gjata ishin krijuar në fundprillin e këtij viti që po lëmë pas në kryeqytet si pasojë e testimit për të shndërruar unazën qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahshe, ndërsa qytetarët kanë pasur ankesa me kolonat e gjata të cilat u shkaktuan.

Ndonëse ishte ditë pushimi, shumica e rrugëve në kryeqytet më 23 dhe 24 prill ishin shndërruar në kolona të gjata të automjeteve.

E gjithë kjo si shkak i vendimit të Komunës së Prishtinës për t’i kthyer në njëkahore rrugët e unazës qendrore të qytetit si formë testimi.

Komuna e Prishtinës kishte testuar për herë të dytë, më 21 dhe 22 maj shndërrimin e unazës qendrore të qytetit në qarkore njëkahëshe.

Dy testime nuk i mjaftuan Komunës dhe Për tri ditë radhazi, 28-29 dhe 30 tetor në Prishtinë ishte realizuar sërish testimi i rrugëve një kahshe.

“Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”, thuhej në njoftimin e Komunës.

Ilirik Musliu, drejtori i Shërbimeve Publike, kishte thënë se ekipet në këto testime kanë punuar në terren për të analizuar situatën para se të merret vendimi përfundimtar.

“Disa rrugë janë më të ngarkuara, kemi bllokime të disa pjesë, por ashtu siç ju kemi paralajmëruar testimi do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri tek vendimi final”, ka thënë Musliu duke rekomanduar që të përdoren më shumë biçikletat, trotinetat dhe trafiku urban për t’i shmangur kolonat në trafik.

“Ridefinimi i qendrës së qytetit” është njëri ndër projektet kryesore që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nxjerrë në programin e tij.

Me këtë projekt, ai parasheh që qendër e Prishtinës të bëhet e gjithë hapësira brenda unazës së brendshme të qytetit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending