Connect with us

Aktuale

Sa do t’i kushtojë MKRS-së bartja në Prizren?

Published

on

Më 3 tetor Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për bartjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren. Sipas këtij vendimi një pjesë e stafit politik, administrativ dhe profesional të kësaj ministrie do të udhëtojë në qytetin historik, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka konfirmuar të enjten për gazetën “Zëri” se i ka dorëzuar Komunës së Prizrenit kërkesën për shfrytëzimin e dy objekteve që janë pronë komunale.

Bëhet fjalë për objektin ku është i vendosur Rektorati i Universitetit të Prizrenit dhe objektin e njohur me emrin “Internat”.  Përndryshe, si synime të MKRS-së në Prizren, u përmenden javët e fundit edhe Qendra “Evropa”, ish-ndërtesa e Kadastrës edhe shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut.

“Pas miratimit për propozimin e bartjes së MKRS-së ne jemi takuar me krerët e Komunës së Prizrenit dhe kemi kërkuar dy objekte të cilat kemi menduar që janë edhe objekte reprezentative për MKRS-në. Bëhet fjalë për një objekt që është në qendrën historike të Prizrenit, objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit dhe objektin e njohur si ‘Internati’, i cili nuk është në gjendje të mirë dhe duhet të intervenohet në të për restaurimin dhe konservimin e tij, në mënyrë që pastaj ta përdorim për nevojat e MKRS-së”, theksoi Gashi, duke shtuar se bartja do të ketë dy faza. Fazën e parë, kur do të zhvendoset Kabineti i Ministrit dhe të dytën, e paraparë për fundin e vitit të ardhshëm kur do të zhvendosen Departamenti i Kulturës dhe ai i Trashëgimisë Kulturore.

“Fillimisht do të bartet Kabineti i Ministrit, në fazën e parë dhe pastaj parashihet që në fazën e dytë të bartet Departamenti i Kulturës dhe ai i Trashëgimisë Kulturore.

Kur Kuvendi Komunal të votojë dhe të na i jap objektet ne do të bartemi, besoj diku në shkurt të ndodh faza e parë e bartjes së Kabinetit të Ministrit. Kurse për pjesën e dytë çështja është më specifike sepse duhet të restaurohet objekti i përmendur, ku ka nevojë edhe për intervenime fizike. I gjithë ky projekt pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha ministri Gashi.

Megjithatë ministri i ri i MKRS-së ende nuk e ka të qartë se sa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës kjo zhvendosje. Gashi thotë se ende po bëhen analizat buxhetore.

“Sa i përket planit buxhetor stafi ynë do të llogaris edhe koston e investimeve në objektin për të cilin fola. Ndërsa faza e parë, atë të bartjes nuk do të na kushtojë, sepse objekti i Rektoratit ku do të vendoset Kabineti i Ministrit është objekt i gatshëm dhe gjithçka është e rregulluar dhe aty mund të fillojë puna menjëherë, kurse për fazën tjetër nuk mund të jap shifër, sepse ende është duke u përgatitur projekti”, deklaroi ai.

I pyetur se sa do të shkaktojë probleme brenda stafit administrativ kjo zhvendosje, Gashi përgjigjet se nuk e sheh si problem.

“Nuk besoj që do të kemi problem tek çështja e administratës, sepse këto dy departamente që planifikohen të barten nuk kanë numër të madh të punëtorëve dhe besoj se do të bëjmë një zgjidhje për mënyrën se si do të udhëtojnë në Prizren, kurse pjesa tjetër do të qëndrojnë në objektin aktual në Prishtinë”, tha ministri duke shtuar se MKRS-ja ka qendra rajonale të trashëgimisë kulturore nëpër komuna të tjera dhe do t’i marrin si shembull për mënyrën se si do të organizohen punëtorët.

Kur shtroi propozimin e tij, ministri Kujtim Gashi, para kabinetit qeveritar ka dhënë arsyetimin për një propozim të tillë bazuar në vlerën dhe rëndësinë historike e kulturore që ka pasur qyteti i Prizrenit ndër shekuj dhe vazhdon ta ketë për tërë shqiptarët në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti.

“Prizreni është një simbol që kultivon vlera origjinale dhe me larmi kulturash. Është qendër jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe e gjithë popujve tjerë që jetojnë në të, pa dallim përkatësie nacionale, religjioze apo sociale. Arkitektura qytetare, religjioze, neoklasike dhe orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë. Pjesa e vjetër e qytetit, shërben si një hapësirë unike ku zhvillohen shumë aktivitete kulturore, të cilat e mbajnë gjallë vazhdimisht jetën kulturore të qytetit”, pati thënë ai.

Për gazetën “Zëri” edhe drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Visar Islamaj, ka konfirmuar se tashmë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka dorëzuar kërkesën më shkrim, ku kërkon të drejtën për shfrytëzim të dy objekteve që janë pronë e Komunës së Prizrenit dhe se ky vendim pritet të merret nga Kuvendi Komunal i Prizrenit që do të zgjidhet pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, sepse kuvendi aktual nuk ka të drejt ta bëjë këtë në fund të mandatit.

“Ditë më parë ministri Gashi, ka dorëzuar kërkesën me shkrim për dhënie në shfrytëzim të dy objekteve që janë pronë e Komunës së Prizrenit, por për shkak të përfundimit të mandatit Kuvendi i Komunës së Prizrenit nuk mund të marr vendim për dhënie me shfrytëzim, prandaj kjo kërkesë do të trajtohet pas themelimit të Kuvendit të ri të Komunës së Prizrenit”, bëri të ditur Islamaj.

Besa Luzha nga shoqëria civile këtë bartje e sheh më shumë si vendim simbolik.

“Nëse është menduar që një pjesë të bartet, siç e ka thënë ministri që p.sh Departamenti i Trashëgimisë të jetë më afër objekteve në Prizren dhe që megjithatë disa shërbime të mbesin përsëri në Prishtinë e me kushtin që themelohet një këshill i pavarur i arteve që ndan fondet me kritere të qarta e të matshme, nuk kishte me qenë problem zhvendosja. Për momentin me duket më tepër si një vendim simbolik”, tha Luzha.

Në anën tjetër, një ide që qarkullon prej kohësh është bartja e Presidencës së Kosovë në objektin ku ka funksionuar deri më tani komplet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gazeta “Zëri” ka pyetur gjatë të enjtes Presidencën e Kosovës se a mund të ndodh kjo gjë tani, por nuk ka arritur të marr përgjigje.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending