Duke u mbështetur në STAUTIN e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, KODIN MORAL te arkitektëve dhe natyrisht në KUSHTETUTËN tonë, mendoj se kam të drejtë, detyrë dhe obligim që edhe njëherë publikisht të reagoj lidhur me lokacionin e ri, të APROVUAR nga Kuvendi I komunës së Prishtinës, në bazë të kërkesës së Ministrisë të kulturës, rinisë dhe sportit. Pra, këtë vendim të komunës e konsideroj jo vetëm PRESEDAN, por edhe GABIM. Pse?
Sepse, vendimit në fjalë është dashur ti paraprij një DEBAT I gjerë publik, tek e fundit, kështu ndodhë në çdo vend kur bëhet fjalë për ndërtesë me rëndësi nacionale.
Lokacioni i aprovuar???, është mbrapa PALLATIT TË RINISË DHE SPORTEVE,(shiqo foton e kompleksit), pra mbrapa një objekti që ka dimensione grandioze si rezultat i vet destinimit të tij . Ndërtesa mund të shihet, vetem kur të jesh shum afër saj. Kjo ndërtesë lyp një shesh ose vend nga shifet , e jo vend të mshefet siq është rasti me këtë lokacion. Aty tani ndodhet një parking i përkohëshëm publik, pasi kompleksi akoma nuk është përfunduar.
Sipas zgjidhjes urbanistiko- arkitektonike të aprovuar me konkursin e viteve 1970 –ta,aty është planifikuar të ndërtohet edhe PISHINA e mbyllur olimpike, PISHINAT E HAPURA , TERENËT SPORTIVE dhe PASARELLA për këmbësor si lidhje e logjkshme me lagjën ARBËRIA.Pse duhet të ndërrohet ky projekt? Për këto objekte (sa e dij ekziston dokumetacioni teknik- projektet).Pra tërë hapësira është e definuar dhe MIRATUAR si tërësi në aspektin programor, funksional, urbanistik dhe arkitektonik. Besoj se ky fakt është i ditur.? APROVIMI i ri për lokacion të kësaj ndërtese nga Kuvendi i Prishtinës mendoj se shkel rëndë edhe TE DREJTEN E AUTORIT TË GARANTUAR ME LIGJ pra, KOMUNA mbi një projekt të APROVUAR më herët –vendos për objekt tjetër. Nuk mund ta kuptoj arsyen e këtij vendimi. ???
Mendoj se çfarëdo ndryshimi I projektit të miratuar për kët kompleks përveç tjerash, dëmton rëndë kët tërësi funksioinale. Ndërhyrja për ndryshim është e papranueshme-sidomos profesionalisht.
Në shkrimet e mia, pa kurrfarë interesesi personal ,por për interes shtetëror, publik e profesional, jam munduar që me argumente profesionale të kontriboj pak.
Ky objekt do ti shërbej shum gjeneratave. Ai nuk guxon të lidhet me asnjë
mandat zgjedhor. Për kët çështje,siç theksova edhe më lartë duhet organizuar DEBAT PUBLIK-para çdo vendimi.
Kam pritë që Asociacioni I arktektëve të Kosovës apo dikush tjetër nga jeta kulturore të shprehë mendimin e vet për kët lokacion e ndërtesë me rëndësi të madhe për të gjithë ne. Sa e dij kjo nuk ka ndodhë.
Edhe më kët rast( si herën e parë me 14 shkurt 2021-në KOHA DITORE ) do ta citoj ndërtuesin e lashtë të PEKINIT, Kublaj KAN,I cili në shek.XIII thotë:
“PËR TË NDËRTUAR MIRË DUHET TË FILLOJMË ME NDËRTIMIN E KONCEPTIT TË MIRË”.
Kam përshtypjen se ky koncept i mirë , ka munguar që nga viti 2006 kur flitët e shkruhet për kët ndërtesë . Ky problem, mendoj se duhet trajtur me shum kujdes e profesionalizëm. Kjo punë nuk mund ti lihet vetëm një rrethi të ngusht.
Ndërtesa e TEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT, në çdo shoqëri ka vend të rëndësishëm, kështu duhet të jetë edhe të na në Kosovë. Nuk shof asnjë arsye që të jetë ndryshe.
Për fat të mirë ,mendoj se kemi kuadra të dëshmuara që mund të mirren më kët problem, por atyre duhet dhënë mundësinë.
Përzgjedhjes së lokacionit duhet ti paraprijnë shum analiza të nevojshme urbanistike, programore etj. etj…
Lokacioni I miratuar nuk është ADEKUAT dhe sipas bindjes time duhet ndërpre
çdo aktivitet tjetër që lidhet me kët lokacion dhe kët projekt. Edhe profesionistët duhet ta thënë fjalën e vet.
Kjo ndërtesë, pa dyshim përkah karakteri dhe rëndësia duhet të jetë në qendër të Prishtinës, por natyrisht është e ditur se duhet siguruar mjete finansiare edhe për shpronsim, e jo të mirret vendim që të vendoset në një lokacion , pra kompleks me destinim krejtësisht tjetër- vetëm se momentalisht është parking- e dihet mirë destinimi i tij. KOMUNA E PRISHTINËS dhe Ministria e kulturës, rinisë dhe sportit, jam i bindur se i kanë të gjitha informatat e nevojshme për kët kompleks dhe kët lokacion. Ky fakt , mendoj se nuk bën dhe nuk duhet të harrohet nga kompetentët-para çdo vendimi.
Opinion i shkruar nga: SALI SPAHIU, arkitekt./Media Ndërtimi.