Connect with us

Ambienti

Kombet arrijnë marrëveshje ‘historike’ për të mbrojtur natyrën

Published

on

Kombet e OKB-së kanë arritur një marrëveshje historike për mbrojtjen e biodiversitetit deri në vitin 2030, në samitin Cop15 që u mbajt mëngjesin e kësaj të hëne në Montreal, Kanada.

Gjithashtu janë vendosur objektiva për mbrojtjen e ekosistemeve jetike si të drejtat e popujve indigjenë.

Ruajtja, përmirësimi dhe restaurimi i ekosistemeve, duke përfshirë ndalimin e zhdukjes së specieve dhe ruajtjen e diversitetit gjenetik.

-“Përdorimi i qëndrueshëm” i biodiversitetit – në thelb duke u siguruar që speciet dhe habitatet mund tu ofrojnë shërbimet që ofrohen për njerëzimin, si ushqimi dhe uji i pastër.

-Sigurimi që përfitimet e burimeve nga natyra, si ilaçet që vijnë nga bimët, të ndahen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe që të drejtat e popujve indigjenë të jenë të mbrojtura, raporton Top Channel.com.

-Pagesa dhe vendosja e burimeve në biodiversitet: Sigurimi që paratë dhe ndihmat të shkojnë atje ku nevojiten.

Samiti në Montreal ishte konsideruar si “shansi i fundit” për ta vënë natyrën në rrugën e rimëkëmbjes. Gjatë gjithë bisedimeve pati përçarje mbi forcën e ambicies dhe mënyrën e financimit të planeve.

Presidenti i COP 15, ministri Huang Runqui, hodhi poshtë pavarësisht kundërshtimeve nga Republika Demokratike e Kongos, e cila tha se nuk mund ta mbështeste marrëveshjen.

Marrëveshja pason disa ditë negociatash intensive. Të shtunën, ministrat mbajtën fjalime rreth nevojës për të rënë dakord për qëllime të qarta për ta vënë natyrën në rrugën drejt rimëkëmbjes deri në fund të dekadës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se me pyjet dhe kullotat që humbasin me ritme të papara dhe oqeanet nën presionin e ndotjes, njerëzit po e shtyjnë Tokën përtej kufijve të sigurt.

Një pikë kyçe pengese ka qenë financa. Në jehonën e samitit të klimës, COP 27, në Egjipt, disa vende kanë bërë thirrje për krijimin e një fondi të ri për të ndihmuar në ruajtjen e biodiversitetit, por kjo u refuzua nga të tjerët./Media Ndërtimi.

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending